Komisioni i Ligjeve miratoi kandidaturen e Cefes per ne KLD
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar kandidaturën e Elvis Cefës për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë seancës dëgjimore, zoti Cefa ka theksuar se gjatë aktivitetit të tij si anëtar i KLD-së, nëse do të votohet nga Parlamenti, do të zbatojë vetëm Kushtetutën dhe ligjin për të luftuar fenomenet negative në drejtësi.
Mazhoranca dhe opozita kanë ndarë mendimet krejtësisht të ndryshme mbi kandidaturën e Cefës. Socialistët janë shprehur mbi korrupsionin në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, institucion që drejtohet nga Cefa. Ndërkohë mazhoranca ka vlerësuar se kandidati jo vetëm që plotëson të gjitha kriteret profesionale, por nuk është lakuar asnjëherë në çështje që i përkasin pronave.
Kandidatura e Elvis Cefës nuk është e vetmja për anëtar të KLD-së, pasi opozita pak para se të niste mbledhja e Komisionit të Ligjeve, depozitoi kandidataurën e Ardian Vishës. Kjo mënyrë ndërveprimi institucional, pavarësisht konsideratave të palëve, është vlerësuar nga demokrati Enkelejt Alibeaj, i cili theksoi se shpreson që kjo frymë të vijojë edhe në muaj në vijim, duke pasur parasysh votimin në Kuvend të Presidentit të Republikës.
Para nisjes së seancës dëgjimore, opozita kërkoi shtyrjen e mbledhjes, duke argumentuar se dosja e kandidatit Cefa nuk ishte e plotë. Por kjo kërkesë proceduriale u hodh poshtë nga mazhoranca, me argumentin se gjithçka është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.