Van Rompuy: Qëndrimi unanim ishte i pamundur në samitin e BE-së

Van Rompuy deklaroi se rruga për rivendosjen e besimit të tregjeve do të jetë e gjatë dhe se marrëveshjet mes qeverive të atyre vendeve që do të nënshkruajnë rregullat e reja fiskale nuk do të jetë e lehtë nga ana ligjore.
Pas tij foli edhe presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, i cili u shpreh se qëndrimi i Britanisë paraqet një rrezik për integritetin e një tregu të vetëm.
Ai tha se KE do të monitorojë angazhimin e shteteve anëtare ndaj rregullave të reja fiskale, ndërsa Gjykata Evropiane e Drejtësisë, do të jetë arbitër i këtyre rregullave.
Gjatë debatit ne PE, foli edhe eurodeputeti francez, Joseph Daul, i cili akuzoi qeverinë britanike se e konsideron BE-në asgjë më shumë se një zonë të tregtisë së lirë.
“Është koha ti kujtojmë koalicionit që drejton zoti Cameron për obligimet e tij, veçanërisht sa i përket rregullave financiare”, tha Daul.