Trupat amerikane lënë Irakun

Ndërkohë që autokolonat ushtarake kalojnë kufirin nga Iraku për në Kuvajt dhe flamuri amerikan ulet nëpër bazat në mbarë vendin, një anketë e fundit e kanalit televiziv CBS tregon se 77 përqind e amerikanëve të anketuar mbështesin vendimin për tërheqjen e trupave amerikane deri në fund të vitit.
“Bëmë aq sa mundëm për t`i ndihmuar ata dhe tani irakianët po marrin drejtimin e gjithçkaje. Është koha që ne të kthehemi në shtëpi dhe t’i lëmë ata të kujdesen për vendin e vet” ka theksuar reshteri Fred Fox
Është shumë herët për ta ditur se si historianët do ta shqyrtojnë luftën në të ardhmen, por shumica e analistëve pajtohen mbi një arritje. Por të tjerët shtrojnë pyetjen në arritjen e synimeve më të gjera amerikane për konfliktin.
Nga fundi i vitit 2006, dhuna dominonte në Irak dhe analistët thonë se vendi ishte në prag të një lufte civile sektare. Ish presidenti i atëhershëm George W. Bush dha urdhër për shtimin e trupave atje, çfarë çoi në reduktimin e ndjeshëm të luftimeve.
Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara shpenzuan më shumë se 60 miliard dollarë në projektet e zhvillimit në Irak, kritikët thonë se vetëm një përqindje e vogël u shpenzua aktualisht për rindërtimin.
Vendimi për të tëhequr trupat nga Iraku ka shtuar pyetjet rreth dhunës së vazhdueshme atje dhe kërcënimin për ndërhyrjen iraniane.
Iraku dhe Shtetet e Bashkuara tani po fillojnë një marrëdhënie të re, thotë ambasadori James Jeffrey.
“Ne mbështesim në rrugë diplomatike, financiare, ne mbështesim përmes tregtisë dhe përmes prezencës tonë të zakonshme në rajon, që ka tendeca për të mbajtur nën kontroll situatën ushtarake” Jeffrey.
Afro 4,500 trupa humbën jetën në Irak, në një luftë që deri tani ka kushtuar më shumë se 800 miliard dollarë. Për ushtarët amerikan, lufta në Irak ka marrë fund. Për miliona irakianë një e ardhme e re e pasigurtë po fillon.