Maliki kërkon investim të bizneseve amerikane në Irak

Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki u ka bërë thirrje bizneseve amerikane që të investojnë në Irak, për ta ndihmuar vendin në rindërtimin e ekonomisë.
Gjatë vizitës së tij në Uashington, Maliki është takuar me biznesmenë amerikanë, në Dhomën Ekonomike Amerikane.
Ai tha se Iraku beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kompanitë më të mira për ta ndihmuar ekonominë e vendit të mos varet nga nafta.
Më herët, Maliki është takuar me udhëheqësen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lagarde, e cila i bëri me dije kryeministrit irakian se është aprovuar propozimi prej 100 miliardë dollarësh për buxhetin e Irakut për vitin 2012.