E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja mund të rivendosë vizat për disa shtete

Bashkimit Evropian do të kenë mundësi që shumë shpejtë të rivendosë vizat për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në rast se ka ndonjë fluks të papritur të emigrantëve.
 

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian vendosën dje rregulla të reja pas shqetësimeve për një rritje të lartë të azilkërkuesve nga vendet e Evropës Lindore, shumica prej të cilëve i takojnë komunitetit romë.
 

Shumica e qytetarëve nga Ballkani tani mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Një gjë e tillë ka bërë që të rritet numri i azilkërkuesve në disa vende të Evropës Perëndimore, veçanërisht në Gjermani, Belgjikë, Luksemburg dhe Suedi. Rregullat e reja, njofton Reuters, do të vendosnin viza për shtete të caktuara.
 

Parlamenti Evropian ende duhet të diskutojë e të votojë për këto masa. Qeveritë e Bashkimit Evropian mundësuan udhëtimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës në fund të vitit 2010, një vit pasi i dhanë të njëjtën mundësi Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, me qëllim të promovimit të stabilitetit në Ballkan.
 

BE-ja është duke shqyrtuar liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Moldavinë, por është duke vënë kushte për sigurinë e dokumenteve të udhëtimit dhe menaxhimin e emigrantëve ilegalë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›