E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupat e NATO-s perleshen me serbet ne veriun e Kosoves

Te pakten 21 pjesetare te forcave paqeruajtese te NATO-s ne Kosove jane plagosur gjate nje perplasjeje me grupe protestuesish serbe ne veriun e Kosoves. Perplasjet pasuan nje operacion te KFOR-it per largimin e njeres nga barrikadat e vendosura nga serbet ne rruget veriore ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines ne ate zone.

Sipas KFOR-it protestuesit serbe kane hedhur gure mbi trupa e NATO-s duke i sulmuar ata edhe me kamione te mbushur me zhavorr. Trupat e KFOR-it thane se kane shtene ne ajer ne shenje paralajmerimi si dhe kane perdorur gazin lotsjelles dhe shufrat e gomes ne vetembrojtje.

Zyrtare te NATO-s thane se i kane dhene fund operacionit per te shmangur shkallezimin e perplasjeve gjate te cilave 21 ushtare jane plagosur.

Perfaqesuesit e serbeve thane se eshte ngritur nje barrikade e re ne zonen ku eshte zhvilluar operacioni i KFOR-it te cilin ata e akuzuan per veprime te dhunshme dhe sic thane mospermbushje te zotimeve per te mos nderhyre ndaj protestuesve.

Trupat paqeruajtese nderkaq thane se operacioni eshte ne pajtim me mandatin e tyre per ruajtje e nje mjedisi te qete e te sigurt dhe vendosjen e lirise se levizjes per te gjithe.

Pak pas perplasjeve nje shperthim ka ndodhur ne nje lagje me popullsi te perzier ne veriun e Kosoves. Shperthimi qe ka kaluar pa pasoja ne njerez ka demtuar tri makina civile dy nga te cilat te pronareve shqiptare dhe nje prone e nje serbi.

Policia tha se ne baze te hetimeve paraprake besohet se mjeti shperthyes i perdorur ne kete rast eshte nje granate dore e prodhimit jugosllav. Por policia tha se ende nuk dihet asgje per motivet dhe autoret e mundshem te ketij incidenti te cilin ajo e ka cilesuar si akt te shkaktimit te rrezikut te pergjithshem.

Autoritetet e sigurise thane se gjendja ne veri eshte e tensionuar pas zhvillimeve te fundit. Incidentet pasuan nje raund bisedimesh ndermjet Kosoves dhe Serbise te cilat deshtuan te sigurojne nje zgjidhje per vendkalimet kufitare ndermjet dy vendeve ne veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe. Te dyja palet jane pajtuar te vazhdojne debatet per kete ceshtje por qendrimet jane shume te ndara. Tash e kater muaj me radhe serbet ne veri po mbajne te bllokuara rruget ne veri duke kundershtuar venien e vendkalimeve kufitare nen kontrollin e autoriteteve te Prishtines.

Fillimi i muajit te ardhshem eshte afati kur do vendoset nese Serbia do te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Por kusht per kete eshte normalizimi i marredhenieve me Kosoven. Kjo nenkupton edhe levizjet konkrete per shtendosjen e situates ne veriun e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›