E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqi i Kuq kerkon pershpejtimin e ndricimit te fatit te personave te zhdukur

Komiteti Nderkombetare i Kryqit te Kuq u ka bere thirrje Kosoves dhe Serbise per me shume angazhim per ndricimin e fatit te personave te zhdukur gjate luftes ne Kosove.

Keto komente kane pasuar takimin e grupeve punuese per persona te zhdukur te Kosoves dhe Serbise qe i mbajt ne Beograd. Ne nje komunikate te Komitetit Nderkombetare te Kryqit te Kuq shprehet shqetesim per ritmin e ngadalshem te procesit te ndricimit te fatit te te zhdukurve. Komunikata citon kryesuesen e grupit punues Lina Milner te kete thene se mungesa e informatave te reja per vend varreza te mundshme dhe ceshtja e trupave te paidentifikuar jane pengesa reale per nje perparim me te shpejte.

Kosova doli nga lufta me rreth 6 mije te zhdukur ndersa edhe 12 me pas mbetet i paqarte fati i 1 mije e 799 vetave pjesa me e madhe e te cileve te perkatesise kombetare shqiptare. Qe nga viti 2010 jane zgjidhur vetem 74 raste duke nxitur shqetesime per perparim te ngadalshem.

Ne vitin 2004 kane filluar takimet e grupeve te te dyja paleve nen perkujdesjen e Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq por rezultatet ende jane te pamjaftueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›