E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama ben publike politiken ndaj Lindjes se Mesme

 Presidenti amerikan, Barak Obama, shpalos në Washington  orientimin amerikan rreth politikës së Lindjes së  Mesme. Trazirat politike në botën arabe, por dhe dorëhjeqja më e fundit e George  Mitchell, të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, janë presioni që detyron Obamën të bëjë publik orientimin e politikës amerikane në këtë situatë të re. 
Plani shërben dhe si orientim për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që kjo e fundit të përkrahë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, njejt siç i ka ndihmuar shtetet e Evropës Lindore dhe Qëndrore. Obama pritet që të premtojë ndihma ekonomike për kombet që pranojnë reformat demokratike.

Sipas zyrtarëve, Obama, do të ofrojë pakot e ndihmave për Egjiptin dhe Tunizinë, dy vende këto që i kanë rrëzuar nga pushteti, udhëheqësit e tyre autoritar. Në veçanti, zyrtarët thonë se Obama do t’i ofrojë Egjiptit një shumë prej 2 miliardë dollarëve për lehtësimin e borgjeve dhe garancioneve të kredisë. Obama gjithashtu pritet të bëjë thirrje për rinisjen e bisedimeve për paqe në mes të palestinezëve dhe Izraelit dhe të kritikojë ashpër Sirinë për shtypjen e dhunshme të protestave.

Kritikët thonë se fjalët e presidentit Obama mund të kenë qenë zhgënjyese në të kaluarën, por nëse ky fjalim do të ofrojë veprime konkrete, presidenti mund të gjejë një audiencë më të ngrohtë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›