Audio e Bin Laden ne internet. Mbeshtetje revoltes ne ushtri

Osama bin Laden thur lavde për pranverën arabe. Në një website islamik është postuar një regjistrim video që thuhet se i përket kreut të terrorit e është kryer një jave para sulmit të Navyselas në Abotabad. “Dielli i revolucionit ka ndricuar mbi Maghreb. Drita e revolucionit ka mbërritur në Tunizi” thuhet në mesazhin video 12 minuta të gjatë të Bin Laden.
Site, organizmi amerikan që monitoron sitet juhadiste thotë se zëri në regjistrim është ai i liderit të terrorit. Përmes lutjeve Bin Laden e prezanton veten si një martir të Islamit e bën thirrje për solidaritet mes muslimaneve. Ndërsa përmend revoltat në Tunizi dhe Egjipt, Siri, Libi dhe Yemen, Bin Laden flet për një mundësi të rrallë historike për muslimanet për të përmbysur tiranët që sundojnë mbi ta e për të hartuar të tjera rregulla jo më të diktuara nga dëshirat e një pakice.
”Shkatërroni idhujt e rivendosni drejtësi e besim” bën thirrje Bin Laden ndërsa e sheh këtë si një mundësi të shumëpritur prej dhjetëra vitesh.
Ndërkohë Pentagoni konfirmon se udhëheqja politike dhe ushtarake e Pakistanit nuk ka qenë në dijeni që shefi i Al-Kaida-s Osama bin Laden qëndronte i fshehur në qytetin pakistanez Abotabad. Për hamendësimet se qeveria në Islamabad ka qenë në dijeni për strehimin e tij, nuk ka asnjë prove”- deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, në Washington. Gates pohoi se ka parë madje prova, që pohojnë të kundërtën.
Në SHBA vazhdojnë kritikat për qeverinë pakistanee në lidhje me strehimin e qetë të kryetërroristit për disa vite rresht
Delina Bitraku