E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupat siriane marshojnë afër kufirit turk

Trupat siriane kanë marshuar afër kufirit me Turqinë, ndërsa presidenti Bashar al-Asad po rrit përdorimin e forcës ushtarake kundër protestuesve, të cilët kërkojnë rrëzimin e regjimit të tij.

Dëshmitarët thanë se qindra refugjatë kanë ikur në Turqi, ndërsa tanket i janë afruar kampeve, në pjesën siriane të kufirit, në të cilat ishin strehuar.

Rreth 10 mijë sirianë, tashmë gjenden në Turqi, pasi i ikën aksioneve ushtarake. Opozita thekson se 1400 persona janë vrarë që nga shpërthimi i protestave kundër Asadit tre muaj më parë.

Aksionet janë dënuar ndërkombëtarisht, ndërsa SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione ndaj Asadit dhe ndihmësve të tij kryesorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›