Anëtarët e Këshillit të ri të Ministrave bëjnë betimin para Presidentit të Republikës.

17 shtator 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u dorëzoi sot dekretet e emërimit anëtarëve të Këshillit të ri të Ministrave, të miratuar dje nga Kuvendi i Shqipërisë me shtatëdhjetë e katër vota. Në ceremoninë zyrtare të betimit të zhvilluar në Presidencë ishin të pranishëm, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetari e Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku, Avokati i Popullit, Emir Dobjani, Kryetari i SHISH-it, Bahri Shaqiri, Kryetari i ILKP, Adriatik Llalla, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, deputetë dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.
Pas ekzekutimit të hymnit kombëtar dhe leximit të dekreteve nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko, Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar, me dorë mbi Kushtetutë, bënë betimin: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.” para Presidentit të Republikës, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit duke u uruar njëkohësisht suksese në detyrën e rëndësishme.