E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i Shqiperise

Kanceri eshte nje semundje interesante per nga pikepamja shkencore. Sic me kane thene kanceri eshte semundja me te cilen trupi vret veten e vet. Per te reaguar ndaj dickaje qe nuk shkon mire brenda tij vete trupi prodhon qeliza kancerogjene me te cilat perpiqet ta mbuloje te keqen qe ka. Keto qeliza - kancerogjenet - ne nje te ardhme te afert do te vrasin vete trupin.

Vota shqiptare funksionon prej vitesh ne formen e kancerit. Per aq sa me kujtohet mua ne te tera votimet qe pas 90-es gjithmone te thone qe ka vetem nje rruge. Gjithmone luftojme kunder te keqes me te madhe finale te paperseritshme.

Ne votime shqiptari ve pasionin e vet. Me kete pasion luajne mjeshtrat e propagandes te cilet per 20 vjet kane arritur te na bindin qe vota kunder X-it eshte e vetmja rruge.
Ne cdo date zgjedhjesh zemrat tona cohen peshe sepse ne cdo date na thone sot ndalet e keqja. Kjo gje ka 20 vjete qe perseritet. Dhe e keqja si tek Elementi i 5-te i Besonit vetem ushqehet me votat-arme tona duke u bere me e madhe.

HISTORIA E T VETMES RRUG
Ne 92-shin e vetmja rruge ishte hedhja poshte e partise se trasheguar nga Enveri dhe votimi djathtas. Pra trupi i Shqiperise ndaj nje te keqeje qe ishte diku e ishte gjithandej thirri kancerogjenet. Sot ai grup politik qe u votua me aq pasion atehere jane ose shume te pasur ose me shume pushtet ose te dyja bashke.

Ne 94 per votimin e kushtetutes u thirren prape kancerogjenet - te mbrojme trupin nga e keqja - e u hodh poshte kushtetuta jo per hir te vete asaj por per te mbuluar Presidentin e asaj kohe. Ne 96 perseri u votua per jete a vdekje. 97-en e mbajme mend si ishte e me tej mund tju kujtohet dhe kemioterapia e 2001-shit. Ne 2005-n u rithirren kancerogjenet per te luftuar te keqen. Ne 2007-n... ne 2009-n...

Ku jane sot mesiat e ketyre 20 viteve Ku jane ata njerez qe na ngrinin peshe duke na treguar me gisht te vetmen rruge kunder se keqes gisht qe tregonte veten e tyre
Po ku jane sot Pollo Ceka Imami Gonxhe Nano Rama Basha e Kop-i deri te Meta qe vetem para shume pak vitesh dukej si Buda qe ofronte rrugen e trete

Jane te tere ne pushtet kane rregulluar punet e veta kane vene pasurine e vet e tani ngrohin studio te ngrohta ose karrike ministrash e keshilltaresh.
E tera fale kemioterapise qe na propozuan ndersa neve na lane ne dere te vetmen rruge zhgenjimin.

PAMUNDSIT E MJEKSIS KONVENCIONALE

Pra fillimisht trupi prodhon kancerogjene per te eleminuar semundjen. Pastaj duhet kemio per te eleminuar kancerogjenet. Pastaj duhet gjetur dicka tjeter per te shpetuar trupin nga efektet e kemios. Heqja e gjirit ne rastin e kancerit te gjirit sic thone disa eshte krejt e gabuar. Pastaj... shkenca nuk ka arritur akoma me tej por faktet tregojne qe ne nje trup qe ka nje problem asnje nga keto masa nuk e shpeton perfundimisht njeriun.

Lufta kunder kancerit nga mjekesia konvencionale deri me tani eshte ndertuar nepermjet eleminimit te qelizave kancerogjene. Por per sa kohe e keqja mbetet ne trup trupi do te prodhoje qeliza te tjera kancerogjene per ta mbuluar ate.

Vota jone vetem do te sjelle nje problem pas tjetrit. Prandaj formula e vetmja rruge duhet te zhduket. Ajo eshte nje formule qe mbahet artificialisht ne kembe prej 20 vitesh sa nga njera pale dhe nga tjetra. Berisha ishte e vetmja rruge me 2005-en. Rama eshte e vetmja rruge me 2011. Pas 20 vitesh i vetmi pasion qe kam eshte te refuzoj kedo qe me ofron vetem nje rruge te vetme.

E VETMJA RRUG 2011

Une arrij ta kuptoj pasionin e njerezve qe besojne se e Vetmja Rruge ne 2011 eshte te ike Berisha. Trupi i Shqiperise po kerkon te prodhoje kancerogjen per ta hequr nga pushteti ate qe nuk shkon ate qe nuk funksionon me si politike e si administrim ate qe po e sfilit trupin. Por jashte pasionit me duhet te them frazen e njohur Been there done that - e kam kaluar nje here e kam bere nje here po kete gje.

Jashte pasionit une shoh ate qe ka ndodhur perhere kancerogjenet nuk e sherojne dot te keqen vetem tentojne ta mbulojne. Me pas do kerkohet kemio heqja e gjirit...
Une dua qe te ike Berisha. Por nuk besoj se kjo eshte e vetmja rruge. Une nuk besoj me tek kemioterapia. Une besoj se mjekesia duhet te ndryshoje dhe qe trajtimi klinik i Shqiperise duhet te ndryshoje. Me shume se Berisha duhe te largohet fryma politike qe ai perfaqeson nje fryme qe gjendet me shumice edhe te kundershtari i tij.

Arroganca ne pushtet trajtimi i popullit si te ishte budallai i fshatit qe terhiqet per hunde 1 here ne 4 vjet genjimi i popullit si te ishte femije me karamele 5-lekeshe mashtrimi i paturp neper fushata me premtime qe as kane nder mend ti mbajne kurre rrethimi i vetes me elita pasanikesh perdorim fondesh te padeklaruara qe sdihet nga vijne e as si do i kthehen atij qe i dha mbushja e parlamentit dhe bashkive me kandidate biznesmene ne vend te administratoreve te afte te tera keto edhe po iku Berisha do ti lere pas.

E vetmja rruge propozon qe ti mbajme te tera keto duke hequr Berishen.
Ka ardhur koha qe mjekesia tradicionale mjekesia qe prodhion me shume ilace sesa zgjidhje mjekesia qe pasuron kompanite farmaceutike te ndryshoje. Ka ardhur koha qe njeriu te kerkoje forma alternative mjekimi. Dhe jo vetem per kancerin por edhe per politiken. Une nuk mund tju jap dot zgjidhje sot dhe ketu por mund tju them se cili eshte fillimi i zgjidhjes.

TIRANA DHE KANCERI

Une besoj se vete trupi po na tregon dicka. Refuzimi per te votuar Ramen kundrejt nje njeriu te etiketuar si vrases dhe qe ka jo pak gjynahe te mediatizuara ne kurriz eshte shenje qe trupi i Kryeqytetit nuk do as kancerogjenin as kemion.

Sigurisht ka pasur para-manipulime te votes. Sigurisht ka pasur nje presion te jashtezakonshem ndaj administrates per te votuar Bashen. Faktet jane aty. Plot njerez te intimiduar se mos hiqen nga puna nuk kane vajtur fare te votojne. Por sado katundare nga komunat te jene regjistruar ilegalisht per te votuar ne Tirane prape se prape mbetet nje shifer shune e larte mbi 100 mije votues pro Bashes. Kjo nuk e ben me te mire Bashen as ia heq etiketen per vrases. Ate etikete ia heq vetem gjyqi ku duhet te paraqitet e te mbroje veten e tij.

Por ato vota duan te tregojne qe trupi i Tiranes eshte i lodhur. Mes nje njeriu qe akuzohet se ka vrare 4 njerez dhe nje tjetri qe akuzohet se ka vrare qytetin jo medoemos tiranasit duhet te zgjedhim me pasionin qe ska rruge tjeter.

Pervec qindmijeshes se votave qe ka merituar secili ka plot te tjere qe e kane djegur voten e u kane hequr vize te 2 kandidateve sepse kane refuzuar qe te zgjedhin mes dy te keqiave.
Ndryshimi fillon tek ata.
Refuzimi Refuzimi i kemios.

SHQIPRIA DHE KANCERI

Shembulli tipik i nje trupi qe vetem prodhon kancerogjene duke e mbytur veten eshte Shkodra. Ka 20 vjet qe aty votohet vetem nje krah. Ka 20 vjet qe trupi i Shkodres prodhon kancerogjene kunder te keqes te imponuar mbi kete qytet qe ne kohe te Enverit. Projektet politike aty nuk vlejne. Vizionet... eh cna bete per te qeshur.

Nje qytet qe permbytet non-stop qe ska pune ku plehrat e qytetit digjen mu te Varrezat e Deshmoreve nje qytet ku ska me jete dhe ku humori prej dhimbjes eshte bere cinik eshte tashme nje trup i paafte te reagoje. Nje trup qe do prodhoje non-stop kancerogjene. Shkodra voton me moton e vetmja rruge qe prej 20 vjetesh.
Shume pjese te Shqiperise funksionojne keshtu.

Nese vendit i propozohet si e vetmja rruge nje model i vjeter trupi votues vetem do topitet si te kishte kaluar seancen e radhes se kemioterapise. Kjo gje po ndodh ka 20 vjet.

RIP

Ne nuk mund te jemi me nje trup politik i topitur qe voton per inerci kunder njerit. Ne NUK DUHET te zgjedhim medoemos kancerogjenin e me pas kemion.
Neve NUK MUND ti besojme dikujt qe pas 12 vitesh ne pushtet e mbeshtet projektin e vet politik mbi kemioterapine e se vetmes rruge.

Ka ardhur koha qe ata qe duan te fitojne te vijne me projekte serioze jo projekte te sajuara brenda nates per te topitur turmen votuese sa per nje muaj fushate.
Ka ardhur koha qe ata qe duan te votohen duhet te na frymezojne me vizionet e tyre dhe jo me shemtine e kundershtarit.

Mund te mendoni qe fjalet kancerogjen dhe kemioterapi i kam perdorur me tepri ne kete Tarte. Por a nuk eshte kjo e vetmja rruge sesi funkSionon propaganda

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›