E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i Voglit vjen te premten

E enjte 23 Shkurt 2012 1235 Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise General Major Xhemal Gjunkshi Trupi i kapiten Feti Voglit do te mberrije neser ne token shqiptare. Lajmi eshte bere i ditur nga shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise General Major Xhemal Gjunkshi ne emisionin Intervista. Gjeneral Gjunkshi ka sqaruar te gjithe ngjarjen e 20 shkurtit ku humbi jeten kapiten Vogli dhe u plagos Aleksander Peci duke treguar edhe detajet per ceremonine e nderimit te Deshmorit te Atdheut. Gjeneral Gjunkshi ka hedhur poshte te gjitha akuzat per korrupsion si ato qe u publikuan pak muaj me pare ne Wikileaks apo edhe ato te artikuluara nga gjeneralet e shkarkuar nga puna. Ne emisionin Intervista Shefi i Shtabit te Pergjithshem foli edhe per rolin e ushtrise ne emergjencen e krijuar per shkak te reshjeve te debores situate ne te cilen u angazhuan 600 forca te ushtrise.

ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›