E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vritet pranë banesës së tij një 37-vjeçar

Një 37-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan.

Mësohet se Almir Cani është qëlluar në afërsi të banesës së tij në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, por nuk ka arritur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të krimit, ndërsa sipas familjarëve, ka qenë një person i panjohur ai që e ka thirrur për të dalë nga shtëpia, ku më pas e ka ekzekutuar. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›