E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj e Peleshi shpërndajnë ndihma në Korçë, rrugët sërish të bllokuara

Share

Sekretari i PS-së për të rinjtë, Erion Veliaj, së bashku me kryetarin e Bashkisë Korçë, Niko Peleshi, ishin sot në fshatrat e këtij qarku, ku ndihmat e opozitës për banorët e bllokuar u detyruar ti shpërndanin në këmbë për shkak se rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kriza e shkaktuar nga moti dhe bllokimi i mjaft komunave në Veri dhe Juglindje të vendit nuk është e tejkaluar. Propaganda e qeverisë se rrugët në Korçë janë totalisht të hapura përgënjeshtrohet  nga faktet në terren, thuhet në njoftimin e PS-së. Të rinjtë e FRESSH Korçë përgatitën 200 paketa ushqimore e sanitare bashkë me sekretarin e rinisë, Erjon Veliaj, dhe kryetarin e Bashkisë Korçë, Niko Peleshi, për të izoluarit në Panarit, Shtyllë e Lubonjë. Udhëtimi qe i mundur me shumë vështirësi gjer në Vithkuq, duke e bërë të pamundur ecjen më tutje, ku mijëra banorë janë izoluar totalisht. Këto komuna administrohen nga PD. Fadromat borëpastruese dhe përpjekja e shtetit janë inekzistente! Transporti s’funksionon prej 10 ditësh dhe energjia elektrike mungon prej 6 ditësh dhe pse zona ka hidrocentralin e saj. Fshatarët dëshmojnë se helikopteri nuk u është përgjigjur nevojave mjekësore dhe kontakti është i humbur totalisht me Panaritin e Shtyllën, thuhet më tej në këtë njoftim. Veliaj iu kërkoi strukturave të FRESSH të zonës që të ndajnë ndihmat te njerëzit më nevojtarë pa dallim përkatësie partiake: Ska rëndësi se për kë votojnë, nëse dikush është fukara, Partia Socialiste është parti e solidaritetit, kështu që të ndihmojmë çdokënd. Duke bërë një pjesë të rrugës në këmbë në pamundësi për të sjellë mjetet gjer në destinacion, të rinjtë e Partisë Socialiste dorëzuan ndihmat në Vithkuq nga ku do të shpërndahen me mushka në zonat e izoluara. Kryetari i Bashkisë së Korçës Niko Peleshi tha se: nuk është serioze që të thuhet se gjithë qarku i Korçës nuk ka probleme. Nuk është serioze që të thuhet se nuk ka komuna të bllokuara, këtu kemi gjetur një situatë shumë dramatike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›