E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i ish-ministrit libian gjendet në Danub

Shukri Ghanem

Trupi i ish-ministrit të Naftës në Libi, Shukri Ghanem, është gjetur në lumin e Danubit në Vjenë, thotë policia Austriake. Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se nuk janë gjetur shenja dhunë në trupin e tij. 69-vjeçari, i cili punonte si konsulent për një kompani me qendër në Vjenë, ishte larguar nga shtëpia të shtunën.

Trupi i tij është gjetur poshtë një ure në një shesh pushim popullor në Vienë. Zëdhënësi, Roman Hahslinger, tha se Ghanem ishte i veshur dhe nuk kishte dokument identifikimi. Nuk ka shenja dhunë nëse dikush e ka shtyrë. Por mendohet se ai mund të jetë ndierë keq dhe mund të ketë rënë në ujë, tha zëdhënësi. Por gjithsesi një ekzaminim pas vdekje është urdhëruar që të bëhet në ditët e ardhshme.

Ghanemm, dezertoi regjimin e kolonelit Muamar Gedafi vitin e kaluar pas nisjes së trazirave. I ka mbajtur detyrën e kryeministrit nga 2003 deri në 2006 dhe ka qenë ministër i Naftës deri në vitin 2011. /BBC/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›