Vijojnë incidentet ndëretnike në Maqedoni

Foto ilustruese
Në Maqedoni vijojnë konfliktet ndëretnike, incidenti i radhës është shënuar në fundjave ku nga një përleshje midis grupeve kanë ngelur të plagosur tre persona.
Përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në orët e vona të natës në lagjen Çair të Shkupit.
Përleshja ka ndodhur midis dy grupeve në rrugën Xhon Kenedi në kompleksin ku ndodhet televizioni Era në një hapësirë që shfrytëzohej si çajtore, transmeton INA.
Policia theksoi se zënka ka shpërthyer midis një të mitur, për të cilin thuhet se është djali i pronarit të një lokali i shoqëruar nga tre persona të tjerë, ndërsa në anën tjetër kanë qenë rreth dhjetë persona.
Në këtë përleshje ka pasur të plagosur dhe të shtëna me armë zjarri. Policia theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e incidentit. /E.L/