Ndërtohet Titaniku i shekullit 21

Anija "Titanik"
Po planifikohet të ndërtohet versionin e shekullit 21 të anijes së mbytur Titanik.
Nisma është ndërmarrë nga miliarderi australian, Kliv Palmer, i cili u tha gazetarëve se ka nënshkruar memorandum me kompaninë kineze CSC për të ndërtuar Titanikun 2, i cili do të jetë gati për të lunduar në vitin 2016.
Do të jetë po aq luksoz si Titaniku origjinal, por, natyrisht, do të ketë teknologjinë e shekullit 21 dhe sistemet e fundit të navigacionit dhe të sigurisë, ka thënë Palmer.
Titaniku origjinal është mbytur në prill të vitit 1912, gjatë lundrimit të parë. Anija ka goditur në ajsberg, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1,500 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.