E Diel, 1 Nëntor 2026

Truri i WikiLeaks, Julian Asanzh do të ekstradohet në Suedi

Gazeta Shqip

Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe ka vendosur që themeluesi i WikiLeaks, Julian Asanzh, të ekstradohet në Suedi për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi të për ngacmim seksual.
Kjo Gjykatë ka kundërshtuar pretendimet e Asanzhit, se urdhër-arresti i tij ishte i pavlefshëm. Asanzh ka bërë përpjekje gati dy vjet duke luftuar për kërkesën e tij që të bllokohej ekstradimi në Suedi, duke i cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij si tërësisht të sajuara pas publikimit të kabllogrameve të diplomacisë amerikane nga ana e Wikileaks.

Dyzetvjeçari australian ndodhet aktualisht në arrest shtëpiak në Londër, dhe pas vendimit për transferimin në Suedi, vend ku është akuzuar për ngacmim seksual, do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.

Nxjerrja e  kabllogrameve me korrespondencën sekrete të diplomatëve amerikanë në mbarë botën nga Wikileaks shkaktoi një tërmet të vërtetë në mbarë diplomacinë botërore dhe u bë një nga çështjet më të diskutuara, pasi prekte shtetarët e pothuajse të gjitha vendeve dhe kishte të dhëna personale, me të cilat pas publikimit, mund të kishte akses kushdo.

30 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Truri i WikiLeaks, Julian Asanzh do të ekstradohet në Suedi burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›