E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama hidhëron Poloninë

Polonia ka thënë se Shtëpia e Bardhë duhet të kërkojë falje, pasi presidenti Barack Obama ka folur për “kamp polak të vdekjes”, derisa ka nderuar luftëtarin e rezistencës në Poloni, Jan Karski, me Medaljen për Liri.

Karski është njeriu që ka alarmuar botën për Holokaustin nazist në Poloninë e pushtuar.

Ministri i Jashtëm, Radosllav Sikorski, ka shkruar në Twitter-in e tij se “Shtëpia e Bardhë duhet të kërkojë ndjesë për gabimin e panevojshëm”.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare në administratën e Obamës, Tomi Vitor, tha se presidenti është “shprehur gabimisht” duke iu referuar “kampit nazist të vdekjeve në Poloni”.

Varashava kritikon mediat globale kur i referohen ish-kampit nazist si “polak”. Ajo thotë se termi, edhe nëse përdoret vetëm si tregues gjeografik, e paraqet Poloninë si përgjegjëse të gjenocidit të Gjermanisë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›