E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj Grabitjet shqetesuese

Kreu i Policise se Shtetit kerkon rritjen e prezences ne shkolla. Shqetesim per krimet ndaj prones


Menjehere pas raportit te numrit nje te Policise se Tiranes Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit nuk nguroi te kritikonte strukturat e bluve te kryeqytetit ne lidhje me evidentimin e rritjes se kriminalitetit kryesisht atij te prones grabitjeve me dhune si dhe vrasjeve.


Ndersa pohoi se strukturat e Parandalimit te dhe hetimit te krimit ne Komisariate kishin rritje te treguesve ndersa permendi edhe goditje e trafikimit te femrave dhe qenieve njerezore si dhe disa operacione ne drejtim te fushes kompjuterike. Me tej ai nenvizoi edhe vjedhjet e kompanive private dhe krime te tjera ndaj prones.


Per zera te vecante te kriminalitetit sic mund te permendim vjedhjet e kompanive private vjedhjet e banesave e vjedhje te tjera fuqia zbuluese eshte rritur nga 12 deri ne 28 per qind.


Ne kete analize eshte e natyrshme qe te evidentojme dhe te veme theksin edhe ne disa tregues te kriminalitetit te cilet kete vit kane njohur rritje ne numer e ulje te fuqise zbuluese dhe qe kane impakt te drejtperdrejte ne perceptimin e publikut
per punen tone. Burgaj tha se verehej rritje e numrit te krimeve kunder personit sidomos dhe ulje te fuqise zbuluese per to.


Sipas tij jane rritur krimet kunder prones problematike kane qene vjedhjet me dhune vjedhjet e bankave vjedhjet me arme vjedhjet me pasoje vdekjen te cilat jane rritur ne numer dhe ka rene fuqia zbuluese e tyre. Keto vepra penale kane ndikim te drejtperdrejte ne jeten publike te komunitetit dhe ndikojne negativisht ne forcimin e imazhit dhe sigurise tek qytetaret.


Nga ana tjeter ulja e fuqise zbuluese tregon per nje pamjaftueshmeri dhe impenjim sa dhe si duhet te strukturave
pergjegjese - tha Burgaj. Me tej ai vijoi Ju terheq vemendjen ju si drejtues qe te analizoni ne menyre te


hollesishme situaten dhe te planifikoni masa efikase ne drejtim te parandalimit zbulimit dhe goditjes se ketyre veprave penale. Mbetet problem nje kontroll jo sa duhet i territorit i elementeve me tendencen


kriminale te vjedhjes dhe armembajtjes pa leje per te cilat do te kerkoj angazhim dhe profesionalizem ne trajtimin e ketyre ceshtjeve me qellim minimizimin e ketyre veprave penale dhe goditjen e autoreve te tyre. Burgaj kerkoi nga strukturat e bluve te Tiranes goditjen e personave me tendenca kriminale qe veprojne prane Shkollave me shperndarjen e lendeve narkotike apo me veprime te tjera kriminale.


Ne lidhje me shkollat kerkoj nje angazhim dhe vemendje te vecante te strukturave me uniforme dhe te strukturave te tjera te specializuara ne luften kunder krimit ordiner dhe sidomos goditjen e personave te cilet merren me shperndarjen e lendeve narkotike ne keto ambiente e ne afersi te tyre- perfundoi kryepolici Burgaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›