Tryeza BE dhe SHBA negociuan takimin

Rastesia e kesaj paqeje ku luanet e politikes pranojne te ulen ne nje tryeze ka ardhur fill pas presionit te forte te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Europian.
Madje burime prane dy kampeve politike pohojne per Shqip se presidenti i BE-se Herman van Rompuy dhe zv.ndihmessekretari i Departamentit te Shtetit te SHBA-se Thomas Countryman kane qene decizive ne uljen ne nje tryeze te Berishes dhe Rames.
Dhe takimi ka nisur menjehere maje me maje ku kreu i PS-se Edi Rama sapo ka hyre ne salle ka leshuar edhe batuten Me thane se behej fjale per nje tryeze te rrumbullaket por kjo vetem e rrumbullaket nuk eshte.
Kryeministri Berisha ka zgjatur doren per te takuar kreun e opozites madje eshte larguar edhe per ti krijuar hapesire kryetarit te PS-se per tu ulur prane tij.
Opozita kishte mohuar dy dite me pare tryezen e partive parlamentare per reformen zgjedhore. Por nga kjo tryeze kreu i PS-se i ka dorezuar Kryeministrit Berisha oferten e tij politike per daljen nga kriza.