E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toci U manipulua vota ime ne Kuvend

Deputeti i Partise Socialiste Fatmir Toci nepermjet nje deklarate per shtyp ka denoncuar mospasqyrimin e votes se tij ne panelin elektronik dhe rezultatin perfundimtar ne Kuvend.

Bashke me voten time opozita ka 68 vota tha deputeti Toci. Perpos komenteve te ndryshme dhe mjegullnajes se krijuar nga votimi i dites se enjte ne Parlament deputeti socialist ka theksuar se

Kam votuar kunder heqjes se mandatit te deputetit Ilir Beqja me bindjen se kerkesa e paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise ishte e paargumentuar politike dhe keqdashese ndaj njerit prej deputeteve me aktive me te perkushtuar dhe me te afte per problemet ekonomike.

Ne rastin me te mire deputeti Toci e shikon mosshpalljen e votes se tij ne tabelen elektronike si problem te sistemit elektronik te instaluar ne Kuvend per te cilin kerkon verifikime teknike.

Nga ana tjeter nuk do te uroja qe problemi i mosvotimit te djeshem edhe pse une e kam shtypur butonin e kuq disa here radhazi te mos jete manipuluar nga dora e dikujt qe komandon edhe amplifikimin e zerit te deputeteve socialiste kur ata marrin fjalen dhe per te cilen eshte protestuar shpesh ne Kuvend tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›