Rama: PS mbështet dhe vlerëson kontributin grave në politikë
Ti japim PS në çdo cep të Shqipërisë forcën vendimtare të grave dhe vajzave. Ky ka qenë mesazhi që ka përçuar kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me Forumin e Grave Socialiste në qytetin e Korcës. Duke parashtruar nevojën për përpjekjen dhe angazhimin e grave dhe vajzave në vendimarrje, Rama ka theksuar se nevojitet një ristrukturim i këtij forumi.
“Duhet një ristrukturim i Forumit të Gruas. Sot Shqipëria ka nevojë për përpjekjen e sa më shumë grave e vajzave. Duhet një ekuilibër i ri social. Rindërtimi i strukturave të Forumit të Gruas është hap vendimtar për të realizuar programin tonë për një Rilindje Shqiptare.Ti japim PS në çdo cep të Shqipërisë forcën vendimtare të grave dhe vajzave” u shpreh Rama.