Tryeza e zgjedhjeve sot raundi i dyte PD- PS
TIRANE- Do të mblidhet sërish sot tryeza e partive parlamentare për të vendosur mbi një marrëveshje partiake e cila do i angazhonte në zhvillimin e një procesi zgjedhor demokratik, të drejtë dhe transparent. Tryeza u mblodh dje me ftesë të Partisë Demokratike, në emër të së cilës kryetari i grupit kuvendor propozoi dhe një draft marrëveshje me 16 pika e cila, sipas tij “mbështetet në të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR”.
Astrit Patozi ftoi ftoi partitë parlamentare, të pranishme në tryezë, PS, LSI, PBDNJ, PDIU dhe PR ta firmosin. Pro firmosje ishin dhe partitë në koalicion me PD si LSI, PDIU dhe PR, ndërsa nga ana e opozitës kreu i grupit PS-së Gramoz Ruci tha se ishte dakord me marrëveshjen por duheshin përfshirë dhe 8 kushtet e tyre, ndër të cilat dhe transparenca postelektorale, transparence te listave te zgjedhesve dhe anulimi i vendimeve të KQZ që janë miratuar me shumicë të thjeshtë dhe që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Debati i nisur dje në orën 11:00 në tryezën e Kryesisë së Kuvendit dhe qe përfundoi pas 2 orësh e gjysëm, u konsiderua si "konstruktiv" nga Patozi dhe tryeza u la të mblidhet sot në të njëjtën orë në të njëjtin vend , duke i dhënë kohë PS të shqyrtojë draft marrëveshjen, si dhe PD të shqyrtoje 8 kushtet e PS-se, pa të cilat Ruci bëri të qartë se nuk do kishte firmosje të marrëveshjes.
Sa i perket transparences postelektorale, ai tha se "eshte gati per te bere dhe ndryshimet ne Kodin Elektoral". Tryeza është shoqëruar me replika mes Patozit dhe Rucit sa i përket ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas Patozit: PS kërkon të bëhen ndryshime në Kod, të cilat tani janë tepër vonë dhe do sillnin vetëm dëmtime të procesit zgjedhor, ndërsa Ruci nënvizoi se PS kërkon ndryshimin në Kod vetëm sa i përket procesit të transparencës postelektorale, ndërsa 7 kushtet e tjera, kërkohet vetëm zbatimi i saktë i Kodit Zgjedhor. Pro ndryshimit të kodit elektoral ishte dhe PBDNJ.
(s.g/BalkanWeb)