E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni i KiE mbyll vizitën: Ka bashkëpunim Presidenti? U siguruam se sdo ketë tension

TIRANE- Bashkëreporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco kanë mbyllur vizitën e tyre dy ditore në Shqipëri, duke deklaruar s në krahasim me vizitën e tyre të parë në qershor 2011, situata politike është dukshëm më e mirë.

Raportuesi, Tomas Jirsa theksoi se ndryshe nga hera e parë kësaj here vihet re një klimë bashkëpunimi mes palëve.

Situata është më e qetë, jemi të sigurtë që situata do të vazhdojë të jetë e tillë. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në të gjitha hapat për marrjen e statusit kandidat.- tha ai.

Edhe bashkëreportuesi tjetër, Petrenco u shpreh se janë vënë re edhe disa probleme që kërkojnë zgjidhje si; korrupsioni, funksionimi i gjyqësorit, heqja e imunitetit. Kjo e fundit, tha ai, është shumë e rëndësishme për ne, dhe si e tillë ka marrë  një pjesë të mirë të vëmendjes.

Petrenco theksoi gjithashtu se ka marrë siguri nga forcat politike gjatë zgjedhjeve presidenciale do të zbatohet Kushtetuta, dhe se këto zgjedhje nuk do të përbëjnë një rast për tension mes forcave politike.

Pas këtij monitorimi të situatës dy reporterët e Këshillit të Europës do të hartojnë një raport për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›