Lirohet avokati i arrestuar per korrupsion
Gjykata la ne arrest shtepie Hysni Betin me argumentin se nuk perbente rrezik. Shtyhet gjyqi i Gerdecit ku Beti ishte avokat
TIRAN- Gjyqtarja e gatshme Fatmira Hajdari caktoi masen e sigurise arrest shtepie per avokatin Hysni Beti i arrestuar tre dite me pare ne zyren e tij per akuzen e ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Kjo mase sigurie u vendos nga gjyqtarja edhe pse prokurori i ceshtjes Olsi Dado kerkoi qe Betit ti caktohet masa e sigurise Arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve.
Vete i arrestuari dhe mbrojtesi i tij ligjor kerkuan lirimin e tij duke i cilesuar akuzat si te pabaza dhe te sajuara. Ne seancen e djeshme gjyqesore prokurori i ceshtjes kerkoi nga Hajdari shqyrtimin e kerkeses per vleresimin e arrestit dhe caktimin e mases se sigurise ndaj avokatit Beti.
Prokurori akuzoi avokatin Beti se gjate takimit me E.Zenelin i dyshuari per akuzen e kundershtimit me force te forcave te rendit si dhe familjaret e tij iu ka kerkuar atyre 350 mije leke te reja. Shuma ishte kerkuar ne dy episode te ndryshme.
Fillimisht avokati Beti ka kerkuar dhe ka marre nga e dashura e Zenelit 150 mije leke te reja me pretendimin e pageses se gjyqtares M.D. per lirimin. Ne takimin me te akuzuarin Zeneli avokati Beti i ka kerkuar edhe 200 mije leke te reja per te paguar hetuesin dhe prokurorin K.A. per te pushuar hetimin ndaj tij.
Ne momentin e dorezimit te parave te episodit te dyte Beti u ndalua ne zyren e tij. Per keto fakte prokurori kerkoi qe avokati te izolohet ne qeli me masen e sigurise arrest me burg.
Kjo kerkese u kundershtua nga i akuzuari dhe mbrojtesi i tij ligjor Fatmir Brraka kryetar i Dhomes se Avokatise se Tiranes. Beti shprehu te njejtin qendrim te mbajtur para prokurorit duke pohuar se parate e kerkuara kane qene pagese per punen qe ai do bente si mbrojtes ligjor i te akuzuarit.
Pas terheqjes ne dhomen e keshillimit gjyqtarja caktoi ndaj avokatit Beti masen e sigurise arrest shtepie. Sipas prokurorise kallezimi ndaj avokat Betit eshte bere nga vete klienti i tij E.Zeneli dhe e dashura e tij. Po dje ka reaguar edhe Kryesia Qendrore e Forumit te Avokateve Per Drejtesi FAD te cilet kane shprehur shqetesimin per arrestimin e avokat Betit.
Duke i cilesuar metodat e hetimit ndaj avokateve si praktika te gabuara arbitrare diskriminuese antikushtetuese dhe ne kundershtim me ligje te tjera organike. Institucioni i mbrojtjes ligjore ne vend qe perbehet dhe perfaqesohet prej avokateve te licensuar ne menyre te vazhdueshme ka qene dhe mbetet i sulmuar padrejtesisht i diskriminuar.- thuhet ne kete deklarate.
Po dje procesi gjyqesor ndaj te pandehurve te tragjedise se Gerdecit u shty per shkak te mos paraqitjes se avokatit Beti i cili mbron interesat e te pandehurit Shkelzen Madani.