National Geographic: Shqipëria, destinacioni kryesor për turizmin këtë vit
Revista National Geographic Adventure ka shpallur destinacionet kryesore për gjashtë lloje ambientesh për vitin 2008, por dhe më tej. Mes tyre është dhe Shqipëria, e cila për turistët e huaj, sipas vlerësimit të revistës ofron ujin, si mënyrën më të mirë për të bërë turizëm.
Duket se komunizmi ka bërë një të mirë, ka ruajtur të paprekura disa nga zonat më të bukura në vend. Të paktën kështu vlerëson revista prestigjioze, e cila fton turistët të vizitojnë vendin tonë. Për të bërë një krahasim për çka do të gjejnë, revista merr si shembull Kroacinë, pak përpara bumit turistik. Redaktorët e kësaj reviste, duke shpjeguar arsyet pse kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion kryesor, thonë se ajo afron një pasuri arkeologjike unike, por nuk mungojnë as malet, si pjesë tjetër e natyrës. “Falë qeverisjes totalitare për më shumë se pesë dekada nga komunistët, vendi origjinal bregdetar ka humbur shumë nga zhvillimet që pasuan Europën e pas luftës së Dytë Botërore. Me reforma demokratike në rrugë e sipër, vizitorët e parë, si zogj pranvere po mësyjnë në bregdetin me rërë të bardhë të Adriatikut, si dhe drejt vendeve arkeologjike, rrëzë maleve. Mendoni Kroacinë para bumit turistik,” thuhet në revistë.
Revista fton turistët që të vizitojnë edhe Kolumbinë. “Ndërkohë që presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez ka qenë i zënë, duke vjedhur vendin kryesor në lajmet nëpër botë, komshiu i tij në Ande po ul tonet qetësisht, dhe turizmi po ngrihet ndjeshëm,” thekson National Geographic.
Përsa i përket dëborës, destinacioni i përzgjedhur nga revista, është një ishull në Norvegji. “Ishulli Arktik, ka fituar famë së fundmi si niveli zero në debatin për klimën. Kjo është ndoshta një nga arsyet pse shumë vizitorë kanë mësyrë këtë vend. Vendi ka disa nga akullnajat më të famshme në botë, dhe është i pasur në fauna. Fjorde të mrekullueshme e rrethojnë atë,” thuhet në shpjegimin për arsyet që kanë sjellë përzgjedhjen e këtij ishulli.
Duket se një nga arsyet kryesore se përse është bërë përzgjedhja është dhe akomodimi që u bëhet turistëve. Vendet ku kanë nisur lulëzimin hotele dhe resorte të mëdha janë përzgjedhur nga national Gerographic. “Është ajo që pritet në një vend shumë pak të populluar për sipërfaqe, dhe të mbushur me rrypa tokë të shkretuar, stepa dhe male të mëdha. Por një nga arsyet kryesore pse duhet të ndërmerrni një udhëtim të tillë është dhe hapja e një hoteli luksoz brenda Gorkhi-Terelj National Park,” kështu thuhet për Mongolinë.
Për pyjet, si destinacion është përzgjedhur Senegali. “I mbushur me pyje, Senegali është një vend ideal dhe për safari. Rreth e qark vijëzojnë plazhe të pastra, si dhe zona të izoluara për tu zhytur. Një gjeneratë e re udhëtarëtsh po rizbulojnë bukurinë e këtij vendi, së bashku me një seri hotelesh luksozë të ndërtuara në vend,” thekson revista.
Për malet: Kolumbia
Ndërkohë që presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez ka qenë i zënë, duke vjedhur vendin kryesor në lajmet nëpër botë, komshiu i tij në Ande po ul tonet qetësisht, dhe turizmi po ngrihet ndjeshëm.
Me qytetet e mrekullueshme të epokës koloniale, fshatrat e lara në të bardhë, kafet e vogla dhe plot shije nëpër fshatra, si dhe me një infrastrukturë për turizmin, gjithmonë në rritje, Kolumbia një ditë do ia kalojë Kosta Rikës në garën për të mbledhur para nga turizmi.
Për ujin: Shqipëria
Falë qeverisjes totalitare për më shumë se pesë dekada nga komunistët, vendi origjinal bregdetar ka humbur shumë nga zhvillimet që pasuan Europën e pas luftës së Dytë Botërore. Me reforma demokratike në rrugë e sipër, vizitorët e parë, si zogj pranvere po mësyjnë në bregdetin me rërë të bardhë të Adriatikut, si dhe drejt vendeve arkeologjike, rrëzë maleve. Mendoni Kroacinë para bumit turistik.
Për pyjet: Senegal
I mbushur me pyje, Senegali është një vend ideal dhe për safari. Rreth e qark vijëzojnë plazhe të pastra, si dhe zona të izoluara për tu zhytur.
Një gjeneratë e re udhëtarëtsh po rizbulojnë bukurinë e këtij vendi, së bashku me një seri hotelesh luksozë të ndërtuara në vend.
Për dëborën: Spitsbergen, Norvegji
Ishulli Arktik, ka fituar famë së fundmi si niveli zero në debatin për klimën. Kjo është ndoshta një nga arsyet pse shumë vizitorë kanë mësyrë këtë vend. Vendi ka disa nga akullnajat më të famshme në botë, dhe është i pasur në fauna. Fjorde të mrekullueshme e rrethojnë atë.
Për shkretëtirën: Mongolia
Është ajo që pritet në një vend shumë pak të populluar për sipërfaqe, dhe të mbushur me rrypa tokë të shkretuar, stepa dhe male të mëdha. Por një nga arsyet kryesore pse duhet të ndërmerrni një udhëtim të tillë është dhe hapja e një hoteli luksoz brenda Gorkhi-Terelj National Park. Parashikohen ekspedita duke imituar rrugëtimin e të famshmit Genghis Khan.
Për udhëtime me makinë: India
Me pak a shumë 30 rezerva rreth e qark vendit, tigrat e bengalit janë drejt zhdukjes. Por dy rrjete hotelesh kanë marrë përsipër të krijojnë dhe rezervate të mëdha natyrore për konservimin e specieve në zhdukje. Distancat mes tyre krijojnë një circuit të jashtëzakonshëm.