Tryeze per luften kunder dhunes ne familje
Vetëm gjatë vitit 2011 në Policinë e Shtetit janë denoncuar rreth 2181 raste të dhunës në familje. 696 raste janë regjistruar vetëm në Tiranë ku për 467 prej tyre ka pasur kërkesa për urdhër mbrojtjeje. Këto shifra sipas zv/ ministres së Punës Filloreta Kodra tregojnë për rritje të besimit të qytetarëve tek institucionet shtetërore.
Këto deklerata zv/ministrja e Punës i bëri gjatë takimit të parë organizuar me qëllim ngritjen e mekanizmit të bashkërendimit të punës dhe referimit të rasteve të dhunës në familje në rajonin e Tiranës për të cilën bashkia ka një rol vendimtar.
Ndërkohë që përfaqësuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri pasi përgëzoi intitucionet për hapat e hedhura në këtë aspekt theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes të gjithë aktorëve për t’iu përgjigjur nevojave të viktimave dhe çrrënjosjen e kësaj shkeljeje të të drejtave të njeriut.