E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia rrezikon te falimentoje ne qershor

Ekonomia greke rrezikon të falimentojë që në muajin qershor me pasoja të rënda për pagesat si për pensionet ashtu edhe pagat e punonjësve nëse më 17 qershor nuk do të mundësohet një qeveri stabël. Kjo bëhet e ditur nga një dokument i ish- kryeministrit grek Lucas Papadimos i publikuar nga gazeta “To Vima”. Përmes këtij dokumenti Papademos ka paralajmëruar se kushtet po përkeqësohen më shpejt sesa pritej, me fluksin e rrjedhjes së parave që mund të bëhet negativ në fillim të qershorit, si rrjedhojë e rënies së shpejtë në të ardhurat nga taksat dhe një lehtësim i kontrollit të shpenzimeve gjatë fushatës Rritja e ankthit se Greqia po shkon drejt destabilitetit të mëtejshëm politik dhe një daljeje të mundshme nga euro ka bërë që shumë grekë të shtyjnë pagesën e taksave dhe gjithashtu ka përshpejtuar fluksin dalës të depozitave nga bankat lokale. Bankierët e Athinës vlerësojnë se më shumë se 3 miliardë euro cash janë tërhequr nga bankat që nga zgjedhjet e 6 majit dhe janë vendosur në kaseta sigurie apo nën dyshekë, në rast se vendi do të detyrohet që të kalojë te dhrahmia. Situata e përkeqësuar me paratë u zbulua të dielën në një dokument me tetë pika që është publikuara nga gazeta greke To Vima. Një zyrtar i lartë konfirmoi saktësinë e tij, duke shtuar se z. Papademos ia dha dokumentin presidentit Karolos Papoulias, që e diskutoi me liderët e partive politike, gjatë përpjekjeve të dështuara për të formuar një qeveri uniteti. “Shteti do të përballet me vështirësi të konsiderueshme në mbulimin e shpenzimve në qershor,” thuhet në dokument. Ndërkohë që parashikimet e Federatës ndërkombëtare të bankave kanë parashikuar se nëse Greqia del nga Eurozona dëmet për ekonomnë botërore ndoshta do të shkojnë përtej një mijë miliardëve euro, të paktë fillimisht. Shumë në Europë mendojnë se Greqia mund të dalë nga monedha unike, por pa harruar se ekspozimi i BQE kundrejt borxheve greke është dy herë më i madh se kapitali i vet bankës qëndrore, raporton Instituti ndërkombëtar financiar. Bashkimi Europian ka bllokuar transhin e fundit prej 1 miliard euro nga paketa shpëtuese, duke pritur forminin e një qeverie të qëndrueshme në Athinë. Ndërsa vijon t’i bëjë apel Greqisë të vijojë me reformat e memorandumit me trojkën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›