E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni specialet prangosin 17 vete

Mbi 17 punonjës të Qendrës së Kontrollit teknik në Shkozet janë ndaluar nga forcat speciale, në bashkëpunim me taks forcën si dhe Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Nga operacioni policor i koduar “Kolaudimi 2” u arrestuan 9 punonjës të Drejtorisë  Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, të kompanisë së kontrollit teknik të automjeteve “SGS AUTOMOTIVE  ALBANIA, si dhe agjentë të kompanive të sigurimeve. Policia e Shtetit, gjatë një komunikimi me mediat mbrëmjen e sotme bëri me dije detaje të këtij operacioni. Kështu, nën akuzën e kryerjes së veprave penale të ”korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve dhe formularëve” u arrestuan shtetasit:
1. Eugen Muharrem Gjyzeli, vjeç 39, banues në Shijak Durrës, me detyrë Administrator i Sistemit Informatik në Drejtorinë Rajonale të
Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.
2. Albert Ruzhdi Saraçi, vjeç 24, banues në Gosë e Madhe Kavajë,  me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.
3. Lipion Kastriot Goci, vjeç 24, banues në Krujë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë kompanisë SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.
4. Artur Naim Xhepmeta, vjeç 28, banues në Durrës, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.
5. Idriz Qazim Hoxha, vjeç 20, banues në Kavajë, agjent i kompanisë së sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.
6. Indrit  Zeqir Dervishi, vjeç 41, banues në Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.
7. Arben Mark Ndreka, vjeç 41, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.
8. Ilir Asqeri Nelaj, vjeç 36, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës. 
9. Enri Qazim Dervishi, vjeç 24, banues në Shijak Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pas një hetimi intensiv 4 mujor të strukturave të Drejtorisë së kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Korrupsionit në Durrës.
Gjatë ecurisë së këtij hetimi rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në këmbim të kryerjes së procedurave të regjistrimit,
kontrollit fizik dhe teknik të mjeteve, merrnin shuma të ndryshme parash, me qëllim përshpejtimin e procedurave si dhe plotësimin e
dokumentacionit për mjetet pavarësisht se nuk plotësonin kushtet teknike.
Bazuar në provat e grumbullua në ngarkim të tyre Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për këta
shtetas.
Ndërkohë për shtetasin Bruno Rushdi Shazivari, vjeç 28, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Kontrollit në Rrugë në Drejtorinë
Rajonale të Shërbimit të Transportit  Rrugor në Durrës, Gjykata ka vendosur si masë pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të tij.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Njësisë së Përbashkët Hetimore kundër Krimit
Ekonomik e Korrupsionit në Durrës, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. 
Në kuadër të këtij hetimi, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë e mundur dhe zbardhja e një tjetër aktiviteti kriminal në fushën e
shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit, ku i përfshirë rezultoi të ishte shtetasi: Idriz Qazim Hoxha, që po hetohej për korrupsion.
Nga hetimet intensive të kryera u bë i mundur arrestimi dhe ndalimi i 6 shtetasve të tjerë nën akuzën e kryerjes së veprave penale të
“shfrytëzimit të prostitucionit”, dhe “ushtrimit të prostitucionit” , përkatësisht:
1. Artur Taip Shusha,  vjeç 44, banues në  Patos.
2. Pëllumb Maliq Elezi, vjeç 51, nga Tirana
3. si dhe 4 shtetase me inicialet N. N., A. Q. A. B. dhe I.M..
Këtyre shtetasve, gjatë ecurisë së këtij hetimi, u është vërtetuar veprimtaria e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit. Strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›