E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i trukimeve, çfarë rrezikojnë shoqëritë

Ofensiva e re e gjyqësorit lidhur me hetimet për fiksim ndeshjes në Itali, arrestimet dhe masat parandaluese zgjerojnë gamën e sportit të përfshirë në këtë skandal.

Si rrjedhojë duke përfunduar në drejtësinë sportive do të jenë edhe shoqëritë e Lazio-s, Genoa-s dhe Siena-s. Dy të parat mund të kënë përpara skenarë të zymtë edhe pse deri më tani janë hipotetik.

Klubi Lotito me atë çfarë mund të zbulohet se ka ndodhur në fund të sezonit të kaluar në ndeshjet Lazio-Genoa-Lazio rrezikon penalizime që do të nënkuptonin përjashtim nga Liga e Kampionëve ose një nisje jo favorite në sezonin e ardhshëm.

Shoqeria kuqeblu e mbijetuar ditët e fundit mund të shohë tek i shkatërrohen përpjekjet për të qëndruar në Serinë A. Dhe më komplekse dhe e rrezikshme është situata e Siena-s. Janë të shumta ndeshjet e dyshimta që kanë përfshirë shoqerinë toskane dhe hetuesit tregojnë implikimin e drejtëprdrejtë të ‘dirizhentëve’ të saj në trukime.

Në këtë rast nëse atij i njihet përgjegjësia direkt klubi toskan me siguri do të kalojë në Serinë B me një dënim që do ta pasojë. Mes shoqërive të Seria A, Udinese mund të thirret për raste të dyshimta lidhur me ndeshjen me Barin në sezonin 2009-2010 e përfunduar 3-3 për të cilën janë hetuar Leonardo Bonucci dhe lojarët të tjerë që luanin në skuadrën pulieze. Sipas rregulllave të Uefa-s një skuadër e penalizuar për veprimtari të paligjshme s’mund të marrë pjesë në Kupën Evropiane.

Edhe tek Kievo janë të shqetësuar për bastistjet në shtëpinë e Pellissier dhe Luciano. Sa i takon individëve urdhër arrestet janë lëshuar kundër Stefano Maurit (Lazio) dhe Omar Milanetto (Padova dhe ish Genoa) me akuzën se kanë vepruar për të manipuluar rezultatet e ndeshjeve. Ndërkohë që Juve përflitet se është e rrezikuar për të ndryshuar trajner pasi Antonio Conte është në mesin e të pandehurve.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›