E Diel, 1 Nëntor 2026

Tsacheva: Bullgaria beson në të ardhmen europiane të Shqipërisë

Kryeparlamentarja bullgare, Tsetska Tsacheva

Kreyparlamentarja e Bullgarisë e ka nisur vizitën e saj zyrtare në Tiranë me një takim me homologen Jozefina Topalli.

Në përfundim të takimit, kryetarja e Parlamentit bullgar, Tsetska Tsacheva, dhe ajo e parlamentit shqiptar, Topalli, kanë dhënë një konferencë të përbashkët shtypi.

Tsacheva u shpreh se Bullgaria e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes dy vendeve.

Më lejoni tu citoj atë që shkrova në librin e miqve të Parlamentit shqiptar: Unë dhe delegacioni parlamentar i Bullgarisë besojmë në të ardhmen europiane të Shqipërisë, tha Tsacheva.

Gjithashtu, kryetarja e Parlamentit bullgar u shpreh se gjatë takimit u evidentuar fushat ku vendet mund të kenë bashkëpunime të suksesshme si: energjia, transporti, turizmi etj.

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë do të takohet edhe me kryeministrin Berisha, presidentin Topi dhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›