Topi: Të bëjmë më të mirën për integrimin

Në ditën e drejtësisë, kreu i shtetit Bamir Topi ka bërë thirrje për reflektim për të bërë më të mirën për sfidën më të madhe të vendit, atë të marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Ndërsa ka dhënë një pritje për ditën e drejtësisë, presidenti Topi ka tërhequr vëmendjen se sa e rëndësishme është funksionimi normal i sistemit të drejtësisë në procesin e integrimit.
“Dita e Drejtësisë festohet sot në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit dhe kjo është ngjarje e një gëzimi mbarëkombëtar. Sa i takon integrimit, funksionimi i gjyqësorit është në themel të një shoqërie demokratike, normale dhe garant i saj, përmirësimi i gjyqësorit, konsolidimit të tij, pavarësia e paanshmëria, lufta ndaj korrupsionit dhe trajtimit të njëanshëm të cështjeve janë garantimi i demokracisë. Demokracia funksionale është e lidhur me funksionimin normal të gjyqësorit” theskoi Topi.
Sipas tij, shqiptarët kanë të drejtë t`u ofrohet një drejtësi e standardizuar, profesionale me integritet të lartë moral për të drejtat dhe liritë themelore të tyre.
“Integrimi në BE është një proces i përmirësimit të demokracisë së brendshme. Integrimi është proces i transformimit të shoqërisë, institucioneve në një shoqëri demokratike. Dita e drejtësisë në këtë 100 vjetor dhe sfida e rëndësishme për marrjen e statusit duhet të përcojë mesazhin e një bashkëpunimi e mirëkuptimi politik e institucional, kjo ditë duhet të jetë mesazhi për rëndësinë që ka ky pushtet në një demokraci funksionale dhe mbështetje të gjithë aktorëve për të ndikuar në rritjen e standardeve” shtoi më tej kreu i shtetit.
vijon..