E Diel, 1 Nëntor 2026

Tsunami shpetojne 135 persona te zhdukur

Jane gjetur dhe shpetuar rreth 135 persona te cilet ishin konsideruar te zhdukur pas tsunamit qe goditi Indonezine pese dite me pare.

Skuadrat e shpetimit kane gjetur nje pjese te personave te zhdukur ne kodrat e ishullit te Pagait Verior ka deklaruar nje prej autoriteteve lokale.

Sipas te njejtit burim bilanci i personave te humbur peson keshtu nje renie nga 298 ne 163 persona.

Tsunami i fuqishem qe erdhi si pasoje e nje termeti nenujor 7.7 balle te shkalles Rihter ka shkaktuar vdekjen e te pakten 413 personave.

Autoritetet indoneziane njoftuan dje se per shkak te motit te keq e kane pasur te veshtire te shperndajne ndihmat ne zonat e prekura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›