E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj Sindikata partnere serioze ne perpjekjet e perbashketa

Policia e Shtetit e vlereson sindikaten si nje partnere serioze ne perpjekjet e perbashketa ne realizimin e te drejtave te ligjshme te punonjesve te policise per nje jete sociale sa me dinjitoze gjithnje ne kerkim te permiresimit te kushteve te punes e jetes si dhe rritjes se perfitimeve ekonomike materiale e financiare. Deklarata ka ardhur nje dite me pare nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj gjate fjales se tij si i ftuar ne mbledhjen e Asamblese Kombetare ne Sindikates se Policise. Te kryesuar nga kryetari i sindikates Sadetin Fishta ishin te pranishem perfaqesues te Sindikates nga te gjithe institucionet e Policise se Shtetit. Gjithashtu ne organizimin e rendesishem te mbajtur dje mori pjese drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj perfaqesuesi i Pameca III z. Jon Porter perfaqesuesi i programit ICITAP Mark Paresi si dhe te ftuar te tjere nga OJQ te ndryshme per policine. Gjate fjales pershendetese kryetari i Sindikates se Punonjesve te Policise se Shtetit z. Sadetin Fishta u shpreh se ky forum i rendesishem i perfaqesuesve te zgjedhur nga Asamblete vendore te Sindikates se Punonjesve te Policise se Shtetit eshte thirrur pas nje rruge te gjate qe nga mbledhja e meparshme e Asamblese Kombetare. Tashme kemi objektiva te qarta dhe madhore te cilat do te pasqyrohen ne programet tona ne themel te te cilave qendrojne perpjekjet tona per nje jete sociale sa me te mire e dinjitoze ne kerkim te permiresimit te kushteve te punes te jetes dhe rritjes se perfitimeve ekonomike materiale dhe financiare ne respekt te Kushtetutes te ligjeve te shtetit dhe akteve te tjera nenligjore - deklaroi ne fjalen e tij Fishta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›