E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria mposht Sigal Prishtinën

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 15:01

Ndeshja miqësore e basketbollit e zhvilluar në Saraj të Shkupit ndërmjet Lirisë dhe Sigal Prishtinës, i ka takuar skuadrës shkupjane, e cila në fund shënoi fitore me rezultatin 75:68.

Ishte kjo një ndeshje mjaft dinamike, në të cilën të dyja skuadrat rezultatin e kishin në plan të dytë. Në këtë ndeshje, debutimin e tij në fanellën e Lirisë e pati Edmond Azemi, i cili luajti kundër ish-shokëve të tij.

Kjo ishte ndeshja e tretë miqësore që e zhvilluan këto dy skuadra mes tyre brenda pak kohësh, ndërsa për Lirinë ishte kjo fitorja e parë, pas dy fitoreve të Sigal Prishtinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›