E Diel, 1 Nëntor 2026

Tufa: Kandidoj si deputet i pavarur, do jem një Lirak Bejko në Kuvend

TIRANE - Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politik, Skënder Tufa, bëri të ditur se do të kandidojë në zgjedhjet e 23 qershorit si deputet i pavarur. Pas një takimi të zhvilluar në Ambasadën amerikane në Tiranë, Tufa deklaroi se do të jetë në Kuvend zëri i të gjithë ish të përndjekurve.

“Dorëzuam një miniprojekt të punës time si kandidat për deputet, çfarë projektesh kam unë për fushatën time. Kjo u pa me shumë vëmendje nga përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, i cili mbështeti kandidimin tim si deputet i pavarur. Kërkova ndihmë tek Ambasada e SHBA, pasi nuk kam të sigurt veprimtarinë time si kandidat i pavarur por edhe presionet janë të shumta. Persona qeveritarë më kanë treguar pistoletën në rrugë, njerëzve të mi u thonë do përfundoni nëpër burgje. Ne jemi një grupim që do të mbrojmë të përndjekurit politik dhe qytetarët e thjeshtë me ndikimin që do të kemi në parlament. Ndjehem i kërcënuar, por nuk do të ndalem, do të vazhdoj kauzën time. Unë do të jem në parlament dhe një Lirak Bejko, ashtu siç kanë qenë grevistët e urisë, që i thanë diktaturës së re se dhe ne qytetarët e thjeshtë dimë të flasim dhe t’i themi ndal.”- deklaroi Tufa.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›