E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-ja dorëzon listën në KQZ, drejt 23 qershorit me 40 parti në koalicion

rilindjeTiranë- Partia Socialiste ka dorëzuar rreth orës 18:00 të të mërkurës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën e partiver me të cilat do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Përfaqësuesi ligjor i saj, zoti Genc Gjoncaj depozitoi listën, dhe në një deklartaë për mediat ai konformoi se Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të hyjë në zgjedhje me 40 parti.

Koalicioni ka në përbërje 40 parti politike, të cilat do të garojnë së bashku për të bërë të mundur rilindjen shqiptare.- tha Gjoncaj.

Ndërsa ende këtë dorëzim nuk e ka bërë Partia Demokratike. Afati i fundit për regjistrimin koalicioneve parazgjedhore në KQZ është ora 24:00 e 24 prillit.

Ja edhe lista e aleancave parazgjedhore të koalicionit ‘Aleanca për Shqipërine Evropiane’:

ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE
Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama
Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta
Partia e Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule
Partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka
Partinë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati
Partia Demokracia Sociale, Paskal Milo
Partia Socialdemokrate, Skënder Gjinushi
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj
Partia Socialiste e Moderuar, Gjergj Koja
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Marko Dajti
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Valentin Mustaka
Partia Ambientaliste, Nasi Buzheku
Partia Ardhmëria Shqiptare, Emin Subashi
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, Zane Llazi
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet, Halim Seitaj
Partia e Çështjeve Shqiptare, Bujar Shurdhi
Partia e Gjelbër, Edlir Petanaj
Partia e Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafaj
Partia Reformatore Demokratike, Skënder Halili
Partia e Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri
Partia G99, Ervin Mete
Partia Komuniste Shqiptare, Qemal Cicollari
Partia Komuniste 8 Nëntori, Preng Çuni
Partia Kristian-demokrate, Dhimitër Muslia
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Nikolin Staka
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Astrit Kosturi
Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Mustafa Liçi
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Ymer Kurti
Partia e Prosperitetit Demokratik, Yzeir Fetahu
Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara, Afrim Jeshili
Partia Rruga e Lirisë, Kurt Kola
Partia Shqiptare Atdheu, Kreshnik Osmani
Partia Social Punëtore e Shqipërisë, Ramadan Ndreka
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keçi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›