E Diel, 1 Nëntor 2026

“Aleanca për Shqipërinë Europiane” regjistrohet në KQZ, pjesë e koalicionit 40 parti politike

TIRANE – Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjoncaj, dorëzoi në KQZ dokumentin e nevojshëm për regjistrimin e koalicionin parazgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Në një prononcim të shkurtër për mediat zoti Gjoncaj bëri të ditur se pjesë e koalicionit opozitar janë 40 parti politike. 

“Koalicioni ka në përbërje 40 parti politike, të cilat do të garojnë së bashku për të bërë të mundur rilindjen shqiptare.”- deklaroi Gjoncaj. 

Ndërkohe “Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim” e kryesuar nga Partia Demokratike ka mbledhur rreth saj 25 parti.

FRD e Bamir Topit do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit duke refuzuar ftesën e Berishës për koalicion me PD. Po ashtu edhe AK-ja e Kreshnik Spahiut deklaroi pasditen e sotme se do te garoje e vetme.

Afati i fundit për regjistrimin koalicioneve parazgjedhore në KQZ është ora 24:00. 

“ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE”
Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama
Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta
Partia e Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule
Partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka
Partinë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati
Partia Demokracia Sociale, Paskal Milo 
Partia Socialdemokrate, Skënder Gjinushi
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj
Partia Socialiste e Moderuar, Gjergj Koja
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Marko Dajti
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Valentin Mustaka
Partia Ambientaliste, Nasi Buzheku
Partia Ardhmëria Shqiptare, Emin Subashi
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, Zane Llazi
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet, Halim Seitaj
Partia e Çështjeve Shqiptare, Bujar Shurdhi
Partia e Gjelbër, Edlir Petanaj
Partia e Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafaj
Partia Reformatore Demokratike, Skënder Halili
Partia e Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri
Partia G99, Ervin Mete
Partia Komuniste Shqiptare, Qemal Cicollari
Partia Komuniste 8 Nëntori, Preng Çuni
Partia Kristian-demokrate, Dhimitër Muslia
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Nikolin Staka
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Astrit Kosturi
Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Mustafa Liçi
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Ymer Kurti
Partia e Prosperitetit Demokratik, Yzeir Fetahu
Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara, Afrim Jeshili
Partia Rruga e Lirisë, Kurt Kola
Partia Shqiptare “Atdheu”, Kreshnik Osmani
Partia Social Punëtore e Shqipërisë, Ramadan Ndreka
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keçi

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›