E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana: Jemi popull i zgjuar

Pasi është rikthyer agresive me klipin e saj me titull “Fake” (Fals), një dedikim për kolegët e saj këngëtarë dhe për falsitetin e tyre, Elvana Gjata ka sjellë pesë këngë të reja, si dedikim për pesëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Ka ardhur një lidhje shumë e natyrshme, janë pesë këngë, punuar me shumë dashuri për pesëvjetorin e Kosovës. Ka këngë inspiruar nga Nexhmije Pagarusha, Vaçe Zela e nga muzika korçare. Kam në repertorin tim muzikë që flet shqip. Jam shumë e lumtur,” ka thënë këngëtarja në një intervistë për mediat në Kosovë.

Lidhur me këngët e reja të publikuara, Elvana ka thenë: “Më është dashur të punoj shumë për të realizuar projektet, më është dashur shumë kohë dhe s’ka qenë fare e thjeshtë. Nuk di ta shpjegoj sa e lodhsme dhe e vështirë ka qenë dhe sa kohë e energji i kam kushtuar.  Por në fund e shoh që ia ka vlejtur, pasi rezultati është i mirë dhe kjo më kënaqë pa fund”

Gjata, e cila po qëndron në Prishtinë, ne pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, me këtë rast ka thenë:
“Do kalojnë vite, por ajo që është e sigurt është se po shënohet rritje, goxha e shpejtë. Dihet qe jemi popull i zgjuar dhe shquhemi për bujari, jemi të aftë. Unë e shoh Shqipërinë në ngritje në shumë fusha”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›