E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna digjet nga fishekzjarrët e fansave

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu – Tuna ka ndezur gjithë verën me hitin e saj të fundit, këngën I Asaj.

Prandaj edhe ska se si të mos ndizet vendi kur ajo është e pranishme. Gjatë gjithë kësaj sezone, Tuna ka qenë shumë e kërkuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore. Por, ndodhë që dashuria dhe vlerësimi i publikut të shprehet në mënyra të ndryshme, e madje edhe në mënyra që mund ti shkaktojnë dhimbje e plagë dikujt.

Siç informon Indeksonline, Tuna ka kënduar të shtunën para një publiku të zjarrtë në Istog. Të zjarrtë në kuptimin e plotë të fjalës, pasi që nga fishekzjarrët që asnjëherë nuk kanë pushuar, këngëtarja ka marrë edhe disa lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe vetë Tuna përmes profilit të saj në Facebook.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›