Tuna kundërpërgjigjet për X Factor

Altuna Sejdiu - Tuna, e cila është pjesë e jurisë së "X Factor Albania", ka vendosur tu kundërpërgjigjet komenteve të shikuesve, lidhur me ecurinë e kësaj gare.
Pas eliminimit të mbrëmshëm të Egzonës, këngëtarja shkupjane ka zgjedhur rrjetin social Facebook, për t'iu drejtuar fansave të spektaklit të njohur televiziv, duke shkruar:
"Aspak nuk jam e habitur me komentet që po lexoj.
Për fat të keq, më shumë jemi të aftë të shajme e ofendojmë me një lehtësi të madhe, se sa të bëjmë të kundërten - të komplimentojmë apo lartësojmë dikë kur e meriton.
Vendimi për një "dead lock" ishte zgjidhja më e duhur për sonte, sepse në këtë mënyrë bëhet vendimmarrëse vota e publikut, ajo që i jep peshë kësaj gare.