"Hyrem", pa të dashur, synon Holivudin

Realizmi i ëndrrës për aktoren turke Merjem Uzerli duket te jete afer.
Agjentët e saj turq, në bashkëpunim me ata amerikanë, kanë arritur të negociojnë për angazhimin e "Hyremit" në disa role të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, meqë synimi i saj është dhe Holivudi.
“Jam shumë e kënaqur që angazhimi im do të fillojë dhe jashtë Turqisë. Jam vazhdimisht e frikësuar dhe nuk jam e bindur nëse do të mund të hyj në Hollywood. Edhe pse jam rritur në Gjermani dhe nuk flisja turqisht, ata më zgjodhën për rolin e Hyrremit. Anglishtja ime është e përsosur dhe sigurisht që nuk do e kem aspak problem për gjuhën”, ka theksuar Uzerli.
Lajmi që javën e kaluar kishte pushtuar mediat turke, ishte ai i ndarjes së aktores së njohur Uzerli nga i fejuari i saj, milioneri Can Ates. Këtë lajm e ka konfirmuar për mediat atje pikërisht i fejuari Ates, ndërsa sipas burimeve të gazetës milioneri tashmë kishte filluar lidhjen me një tjetër bionde, duke u parë teksa darkonte në një restorant të njohur në Stamboll. Lajmi për ndarjen e tyre ishte përhapur si shpejtësia e dritës, kurse Merjem Uzerli ishte zhvendosur nga shtëpia e milionerit te familja e saj. /Indeksonline/