“Dua babin, vetëm ai më kupton”

Vajza e Micheal Jackson klithi “dua babin, vetëm ai më kupton”, përpara tentativës së saj të dështuar të vetvrasjes, zbuluan detaje të mëtejshme mediat amerikane ditën e premte.
Paris Jackson, e cila tentoi t’i jepte fund jetës duke prerë damarët dhe marrë njëkohësisht një mbidozë ilaçesh ditën e mërkurë, kishte pasur një zënkë familjare gjatë asaj dite.
Nën kujdestarinë e së gjyshes, Paris vendosi të kryente aktin e dëshpëruar, pasi iu ndalua që të shkonte në një koncert të idhullit të saj muzikor, Marilyn Manson.
I njohur për muzikën e tij “okulte”, të natyrës sataniste dhe degjenerimin që përkrah në videoklipe të mbushura me skena orgjish, Manson konsiderohet si një prej artistëve më kontradiktorë e të përfolur të botës.
Paris, e cila në muajt e fundit kishte vendosur në profilin e saj disa statuse që shprehnin një gjendje tejet të turbulluar psikologjike, gjithashtu adhuron Kurt Cobain, liderin e grupit të famshëm “Nirvana”, i vetvrarë në moshën 27-vjeçare në vitin 1994.
Të mërkurën, pak orë përpara tentativës së vetvrasjes ajo postoi shprehjen në “Twitter” shprehjen: “Dje, të gjithë telashet e mia dukeshin se ishin larguar, por sot janë rikthyer për të qëndruar" dhe "Perse lotet jane te kripur?”./Indeksonline/