Tundimet e Erlindit
Pas finalizimit të “Carmina Burana”, operës së parë që çeli sezonin artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit, flet për “standard” një ndër të paktët tenorë në TKOB. Erlind Zeraliu, tenori i cili mbante rolin protagonist, tregon detaje mbi eksperiencën e tij më të re. Për tre net me radhë Zeraliu është përballur me emocione të veçanta artistike. Vepra që flet mbi fatet njerëzore, përballja me tundimet katanike, i kanë dhënë tenorit jo vetëm shansin artistik, por edhe filozofinë e të jetuarit
Tundimet e Erlindit
Intervistoi: Suela Furriku
Sezoni i ri artistik i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit tashmë mund të konsiderohet zyrtarisht i hapur. “Carmina Burana” ishte shfaqja e parë e vënë në skenë, e cila sapo ka përfunduar misionin e saj dy ditë më parë. Për të ndërtuar këtë vepër janë shfrytëzuar energjitë e rreth 150 artistëve. Struktura e saj ishte e ndërtuar mbi një dominancë koreografie neoklasike, aktorë, kor e solistë të ndryshëm. Pas finalizimit të kësaj shfaqjeje, flet për “standard” një ndër të paktët tenorë në TKOB. Erlind Zeraliu, tenori i cili mbante rolin protagonist, tregon detaje mbi eksperiencën e tij më të re. Për tre net me radhë Zeraliu është përballur me emocione të veçanta artistike. Vepra zhvillohet në formën e një reklamacioni, pa një subjekt të caktuar që nxjerr në pah rëndësinë e fatit në jetën njerëzore, së kërkuari atë, pasi ai vetëm rrotullohet dhe në çdo moment të vjen në ndihmë. Duhen përballuar tundimet satanike që në vepër identifikohen me djallin, i cili në çdo moment është i gatshëm të ndikojë koshiencën njerëzore
Shfaqja shumë e përfolur, e cila çeli sezonin e ri artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, “Carmina Burana”, në të cilën ju interpretonit rolin kryesor si tenor, finalizohet më në fund. Si ndiheni?
Pa dyshim, që për një këngëtar të jetë pjesë e një vepre kaq madhështore siç është “Carmina Burana” do të thotë shumë. Aq më tepër për mua, ku interpretoja rolin kryesor është një satisfaksion shumë i madh, duke u nisur nga fakti që vepra i përket një niveli të lartë artistik dhe sigurisht që, veçantia e saj e karakterizonte në maksimum. Kam pasur kënaqësinë e madhe që ta familjarizoj në CV-në time një vepër me një peshë kaq të madhe, e në këtë mënyrë ndihem i lumtur që ky projekt mbaroi me sukses. Duke pasur parasysh edhe vështirësitë që unë kisha sa i përket peshës nga ana vokale, do doja të shtoja se kjo vepër nuk është thjesht një opera, por ajo ka shumë motive brenda, (flas për pjesët që unë këndoja) të ndryshme, të cilat dalloheshin qartë nga njëra-tjetra. Mund të përmend këtu një fallcetë (një pesë e cila ka një regjistër shumë të lartë) që arrinte nota shumë akute. Kisha nota me bazë baritoni si dhe një pjesë të një teksture shumë të lartë, afërsisht si soprano. Nuk mund të them soprano, por që duhej t’i përshtatesha pikërisht kësaj natyre të të kënduarit, gjë që e bën shumë të veçantë veprën duke përmendur këtu korin e famshëm të “Carmina Burana”-s, me hapjen dhe mbylljen e një ndër pjesëve më të famshme ndërkombëtare “O Fortuna”. Kjo e fundit tashmë dihet që aplikohet në shumë spote televizive, të kampionateve të ndryshme të futbollit etj. Është shoqëruar edhe me një balet të mrekullueshëm, i cili dominon gjatë gjithë veprës nga hapja e saj deri tek mbyllja, si dhe duke pasur parasysh edhe temën që trajton shfaqja që erdhi në formën e një muzikali. Pra, e mira është gjithmonë në luftën me të keqen. Një rrotë fati që njeriu ndesh çdo ditë, sot jemi diçka, nesër njihemi për gjë tjetër e kështu me radhë. Këtë fakt e kam evidentuar edhe tek libri “Carmina Burana”, ku një subjekt pikërisht në këtë rrotë fati, personifikohej me postin e mbretit që gëzonte kurorën e tij. Më vonë, në çerekun e rrethit kjo kurorë po i binte, e në fund ai ishte një njeri krejtësisht tjetër që zvarritej etj. Jeta sjell shumë të papritura, shumë vështirësi dhe momente të hidhura e të lumtura. Me pak fjalë, kjo është lufta me fatin. Kjo është “Carmina Burana”.
Kështu, ndihem mirë që kam arritur të përcjell këtë lloj vepre pasi i përket një kapaciteti të tillë që nuk të lejojnë që ta vësh çdo ditë. Tani që mbaroi, i ngre pyetje vetes duke i thënë “si mbaroi, e iku”. Kërkon një staf të tërë, kërkon mundim të jashtëzakonshëm.
Si e vlerësoni këtë shfaqje në skenën e TKOB-së, u arrit gjithçka që ishte parashikuar?
Publiku na priti me shumë duartrokitje, na vlerësoi sepse ne bëmë punën tonë. Gjithmonë punojmë me pasion, çdo vepër për mua është diçka e këndshme, të cilën mundohem ta përjetoj. Publiku na priti me shumë dashamirësi.
Çfarë reagimesh morët?
Nuk kishte ndonjë reagim, pasi siç dihet ndonjë kritikë të mirëfilltë nuk kemi. Kështu që e vetmja alternativë që mbetet për t’u aplikuar është iniciativa për të qenë kritik i vetes, gjë që më karakterizon në çdo projekt. Asnjëherë nuk kënaqem me veten, por për mundin dhe djersën që jap në skenë dua të më përgëzojnë.
Po më thoni që shfaqja pati një sukses të madh dhe si pikë referimi morët duartrokitjet e publikut, veç këtyre si e evidentoni këtë?
Përveç duartrokitjeve, këtë fakt mund ta vërtetoj edhe nëpërmjet kolegëve të mi. Dua të përmend në këtë rast edhe eprorët e mi, si zonja Edit Mihali, drejtori i teatrit, z. Zhani Ciko, të cilët më përgëzuan tej mase për këtë arritje të premierës në fjalë. Krahas meje ishte edhe Eriona Gjyzeli, e cila e interpretoi shumë mirë rolin e saj, pasi ajo ishte edhe adapte për këtë rol. Nga ana tjetër duhet të kishim edhe ndonjë rol castrat, sepse kishte një pjesë në vepër të cilën e luajti një vajzë nga kori. Ajo krijoi atë larminë që është shumë e rrallë ta krijosh nga një tenor castrat. Është shumë i veçantë si zë dhe ka një kosto shumë të lartë në këtë rast. Normalisht edhe unë mund ta këndoja atë, por kisha pjesën time dhe isha tej i ngarkuar me të.
“Carmina Burana”, çfarë është për ju kjo vepër?
Normalisht që në fillim, kur mua ma sugjeruan këtë rol, së pari pashë partiturën. Është hapi i parë që ne bëjmë, duke parë shtrirjen vokale. Pati një vështirësi shumë të madhe por atëherë kur i vë detyrë vetes, bëj gjithçka për ta çuar atë deri në fund, duke pasur parasysh këtu lodhjen, mundimin dhe aftësitë vokale. Është shumë e rrallë kjo aftësi dhe është një partiturë baritonale. E thënë ndryshme, është krejtësisht shtrirja e një tenori duke qenë se bëjnë pjesë të gjitha notat e tij, por në qendër të saj notat e poshtme duhet të jenë baritonale. Duhet të kenë një tingull të mbushur, apo më qartë kërkon një vokal shumë të veçantë.
Kjo është edhe arsyeja që ua besuan pikërisht juve këtë rol?
Nga ana profesionale unë jam një tenor i rëndë dhe jo një tenor dramatik. Kështu që normalisht unë isha më i përshtatshmi për ta bërë këtë pas audicionit. Është shumë akute kjo vepër, ka shumë nota të larta dhe jo çdo kush e ka luksin për t’i ilustruar në skenë. Janë nota tenori dhe jo nota baritoni. E mora këtë rol dhe isha edhe i vetëdijshëm që do ta mbroja.
Tri net me radhë për këtë shfaqje, cila ishte nata më e bukur për ju?
Roli im u poq. Krijova një siguri duke pasur parasysh eksperiencën time, si dhe faktin që këndoj në teatër. Emocionet nuk ikin asnjëherë, por ata duhet të jenë gjithmonë pozitive. Këngëtari duhet të jetë shumë i qetë, por edhe një zemërluan, në kuptimin që të këndosh i bindur dhe të jesh shumë i fortë pasi emocionet janë edhe shumë delikate. Të gjitha netët ishin të bukura për mua dhe gjithsecila kishte të veçantat e saj.
Çfarë ju emocioni më shumë?
Në këtë shfaqje më ka emocionuar çdo gjë, sepse e gjithë vepra ishte e tillë, emocionuese që në momentin kur fillonte e deri kur përfundonte. Çdo pjesë ishte e veçantë dhe mbarte një emocion më vete.
Jeni të bindur se keni dhënë maksimumin tuaj, apo...?
Këngëtari që kërkon nga vetja e tij nuk kënaqet asnjëherë. Unë gjithmonë mundohem të jap maksimumin tim.
Sipas mendimit tuaj, sa e realizuar ishte koreografia?
Koreografia më pëlqeu, ishte diçka tepër e veçantë. Ishte adapte për ne, duke trajtuar temën e veprës për të cilën është kujdesur koreografi i njohur, Arjan Sukniqi.
Për të qenë gjithmonë i kërkuar si tenor, si duhet të veprohet?
Duhet të japësh gjithmonë rezultate të mira dhe normalisht të bësh punën tënde shumë mirë. E pa dyshim edhe marrëdhëniet me kolegët kanë të bëjnë shumë, për të cilat mund të them se i kam të shkëlqyera. Kjo është e gjitha.
Plani juaj vijues, cili do të jetë roli?
Së shpejti do të jem protagonist në veprën pasardhëse në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, e cila titullohet “Lucia Di Lammermoor”. Kësaj herë nuk do të jem në rolin protagonist, por një ndër kryesorët.