E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristo Vazhduam normalisht punen

Kryetari aktual theksoi nevojen per prurjen e juristeve me integritet te larte moral ne radhet e gjyqtareve


TIRAN- Kreu aktual i Gjykates Kushtetuese Vladimir Kristo deklaroi se institucionin qe ai drejton pavaresisht numrit te anetareve ka vijuar punen normalisht. Deklaratat kryetari Kristo i beri gjate takimit me Kryetaren e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar Baronesha Helene Hayman.


Kryetari perfitoi nga rasti per te shprehur edhe nje here se pavaresisht ketij momenti te vecante veprimtaria e Gjykates Kushtetuese vijon normalisht ne pritje te perfundimit te procesit te rinovimit - thuhet ne njoftimin zyrtar.


Duke u ndalur ne momentin e riperteritjes se perberjes te kesaj gjykate dhe zgjedhjen e anetareve te rinj Kryetari i Gjykates Kushtetuese theksoi nevojen per prurjen e juristeve me integritet te larte moral dhe profesional gje qe sipas tij do te kishte nje ndikim shume pozitiv per vazhdimesine dhe konsolidimin e metejshem te jurisprudences dhe imazhit te ketij institucioni si brenda ashtu edhe jashte vendit.


Nga ana e saj Baronesha Helene Hyaman vuri ne dukje se ne themel te veprimtarise se cdo institucioni kushtetues e vecanerisht te Gjykates Kushtetuese qendron pavaresia e tij e cila para se gjithash garantohet dhe forcohet nepermjet nje procesi transparent dhe te pavarur per zgjedhjen e anetareve te tij.


shte shume e rendesishme te krijohet nje kulture e qendrueshme institucionale e cila jo vetem qe do ti ndihmonte se tepermi gjyqtaret ne punen e tyre dhe ngritjen e kapacitetit profesional por do te evitonte ne nje shkalle te gjere edhe prirjet per te dale jashte ketij konteksti kulturor- deklaroi Baronesha Hayman.


Duke vleresuar rolin e Gjykates Kushtetuese Kryetarja e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar u shpreh se Gjykata Kushtetuese eshte nje prej institucioneve kushtetuese me te rendesishme te shtetit te se drejtes e cila sipas saj eshte gjithmone aty per tu vene ne levizje nga subjektet qe parashikon Kushtetuta dhe per te permbushur si duhet te gjitha funksionet dhe detyrat qe i jane caktuar nga ligji themelor i shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›