E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri akademik godinat te paperfunduara

Godina e Fakultetit te Drejtesise i eshte nenshtruar rikonstruksionit prej pothuajse 6 muajsh.

Edhe pse pas tri javesh pritet te nise viti i ri akademik 2010-2011 punimet ne kete institucion nuk kane perfunduar ende.
Zv.dekani i Fakultetit te Drejtesise Kristaq Gjyli sqaroi se godina do te jete gati ne fillim te vitit te ri akademik madje sipas tij kete jave pritet qe te finalizohen te gjitha punimet nga firma.

Ne jemi gati per daten 11 tetor. Firma qe ka bere punimet do e dorezoje godinen rreth dates 26-27 shtator. Keshtu qe edhe kete jave do te kete punime ne fakultet. Eumlshte konceptuar pak ndryshe nga ajo qe ka qene me pare. Normalisht kemi marre nje godine te re qe eshte kinoklubi i Qytetit Studenti ku dhe aty po zhvillohen punime qe do te jene gati per 2-3 muaj tha zv/dekani.

Ai pohoi se gjate semestrit te dyte do te jene shume me te pergatitur per te bere nje mesimdhenie normale.
Fakulteti i Drejtesise pavaresisht se do te kete nje godine te re do ti nevojiten perseri shtim ambientesh. Ne kemi edhe studente te masterit post graduate doktorature per te cilat eshte e nevojshme qe te kemi edhe ambiente shtese te ndryshme nga ato te paradites shtoi Gjyli. Fakulteti i Drejtesise kete vit akademik do te prese rreth 600 studente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›