E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkim Dedja ne krye te Gjykates Kushtetuese

Presidenti Topi dekretoi dje gjyqtarin Dedja. Kater muaj me pare socialistet kane votuar kunder tij per postin e anetarit te Kushtetueses. Emri i ri duhet te votohet ne Parlament

TIRAN- Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi gjyqtarin Bashkim Dedja kryetar te Gjykates Kushtetuese. Prej kater muajsh kreut aktual te Gjykates Kushtetuese i kishte mbaruar mandati dhe dje Topi i dha fund dilemave se kush do te ishte kryetari i ri. Ne mbeshtetje te nenit 93 dhe 125 paragrafi 4 te Kushtetutes se Shqiperise dekretoj zotin Bashkim Dedja Kryetar i Gjykates Kushtetuese - thuhet ne njoftimin e zyres se shtypit te Presidences.


Emri i ri u perzgjodh nga Presidenti pak para se te nisej drejt SHBA-ve ku do te marre pjese ne Sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Per kete vonese deputetet e mazhorances kane akuzuar kreun e shtetit per shkelje te Kushtetutes. Nje dite para dekretimit te kreut te ri te ketij institucioni kryeparlamentarja Jozefina Topalli akuzoi Presidentin Topi se ka shkelur ligjin themeltar.

Dekretimit te kreut te Gjykates Kushtetuese i parapriu dalja e Keshilltarit Juridik te kreut te shtetit Spiro Peci i cili sqaroi proceduren e ndjekur nga institucioni i presidences per perzgjedhjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Duke shqyrtuar ne teresi kandidaturat per kryetar dhe duke u nisur nga fakti qe Kuvendi i Shqiperise nuk ka filluar ende procedurat per dhenien e pelqimit dhe me sa duket ky proces do te zgjase deri ne tete jave.


Sipas ndryshimeve te bera ne rregullore Presidenti i Republikes tashme duke marre pelqimin e njerit prej gjyqtareve aktuale ka vendosur qe sot para largimit per ne takimin e Asamblese se 65-te te Kombeve te Bashkuara te emeroje kryetarin e ri te kesaj gjykate - thuhet ne deklaraten e shkurter te keshilltarit Peci.


Keshilltari juridik Spiro Peci deklaroi se presidenti gjate gjithe kesaj kohe ka respektuar Kushtetuten duke e vleresuar si nje proces te rendesishem. Presidenti i Republikes duke vleresuar perzgjedhjen e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese si nje proces te rendesishem me seriozitetin maksimal ka shqyrtuar dhe ka zhvilluar konsultimet e nevojshme per te bere te mundur emerimin e Kryetarit te kesaj Gjykate- tha Peci.


Dekretimi i kreut te ri te Gjykates Kushtetuese erdhi pas mbarimit te mandatit te kryetarit te saj aktual Vladimir Kristo. Ne baze te nenit 125 pika 4 Kryetari i Gjykates Kushtetuese emerohet nga radhet e anetareve te saj nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Sic eshte e njohur mandati i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese ka mbaruar dhe ne zbatim te detyrimit Kushtetues Presidenti emeron nje prej anetareve te trupes se kesaj gjykate ne pozicionin e kryetarit.


Gjyqtari Bashkim Dedja nisi punen si anetar i Gjykates Kushtetuese ne fund te majit 2010. shte nje prej tre emrave te dekretuar nga Presidenti Topi se bashku me Altina Xhoxhaj dhe Vangjel Kosten me 13 maj 2010. Me 20 maj 2010 Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit te Republikes per emerimin e Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedes ne detyren e anetarit te Gjykates Kushtetuese ndersa rrezoi dekretin e emerimit te Vangjel Kostes. Kjo do te thote se kryetari i ri do te shkoje edhe nje here per votim ne Parlament.


Kush eshte gjyqtari Bashkim Dedja

Gjyqtari Bashkim Dedja i sapo dekretuar nga Presidenti i Republikes per kryetar te Gjykates Kushtetuese nuk eshte i panjohur per klasen politike. Prej dy vitesh Dedja eshte perfshire ne listat e kandidaturave te Presidentit te Republikes fillimisht per te drejtuar ILDKP-ne e me pas per te qene pjese e Kolegjit Zgjedhor.


Dy vjet me pare ne muajin korrik te vitit 2008 Dedja ishte nje nga dy emrat e propozuar nga Topi per postin e ILDKP-se por qe nuk mundi te marre votat e deputeteve te majte te cilet votuan kandidaturen tjeter rivale Adriatik Llalla i cili aktualisht vazhdon te drejtoje kete inspektorat.


Bashkim Dedja ka qene ish-student i Dhjetorit ndersa me vone ka punuar si gjyqtar fillimisht ne Gjykaten e Shkalles se pare Tirane dhe prej me shume se 10 vjetesh gjyqtar i Apelit ne Durres. Dedja u perzgjodh ne nje tjeter gare te rendesishme si anetar i Kolegjit Zgjedhor. Por emri i Dedes bashke me dy gjyqtare te tjere u kontestuan nga partite e per pasoje nuk mundi qe te kaloje raundin final te emerimit ne kete kolegj.


Bashkim Dedja ka qene edhe ne listen e kandidaturave te shpallura nga Presidenca per anetare te Gjykates se Larte. Edhe pse socialistet ne maj te ketij viti kane votuar kunder propozimit te kreut te Gjykates Kushtetuese ende nuk mund te thuhet me siguri nese opozita do te votoje kunder emrit te dekretuar nga presidenti apo do te bashkoje votat me mazhorances e cila pritet qe te jape voten pro kandidatures se gjyqtarit Dedja per postin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese.

Rregulli

Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare te emeruar me nje mandat 9-vjecar pa te drejte riemerimi. Gjyqtaret kushtetues emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Nje e treta e perberjes perterihet cdo tre vjet. Gjyqtaret duhet te kene arsimin e larte juridik te kene kualifikim te larte e pervoje pune jo me pak se 15 vjet. Kryetari emerohet nga radhet e anetareve nga Presidenti i Republikes per 3 vjet me te drejte riemerimi neni 125 i Kushtetutes.


Gjyqtaret kushtetues gezojne imunitet. Ata nuk mund te ndiqen penalisht pa pelqimin e vete Gjykates Kushtetuese neni 126 i Kushtetutes. Gjithashtu ata nuk mund te shkarkohen pervec se ne rastet e parashikuara nga Kushtetuta neni 128. Gjithashtu funksioni i gjyqtarit kushtetues eshte i papajtueshem me cdo funksion tjeter publik ose veprimtari private neni 130 i Kushtetutes.

Debati politik

Partia Demokratike akuzon kreun shtetit se ka shkelur Kushtetuten me mosemerimin e kryetarit vendim qe duhej te ishte bere qe prej dates 4 qershor kur dhe kryetarit Vladimir Kristo i perfundoi mandati ligjor.Gjate nje konference Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se presidenti qe prej 4-muajsh po shkel Kushtetuten lidhur me zgjedhjen e kreut te Gjykates Kushtetuese.


Socialistet i kane dale ne mbrojtje te Presidentit dhe nuk jane shprehur ende lidhur me dekretet. Nderkohe ne Kuvend kane mberritur edhe kater dekretet e tjera te Presidentit per anetar te Gjykates Kushtetuese. Anetaret e Komisionit te Ligjeve iu kane nisur institucioneve qe jane pergjegjese qe te japin te dhena per kater kandidatet.

Kandidateve iu kane derguar pyetjet ku ju kerkohet mendimi per punen e Gjykates Kushtetuese dhe per vendimet e marra prej kesaj gjykate. Sipas rregullores se re te Kuvendit keto kandidatura do te shqyrtohen brenda nje periudhe 8-javore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›