E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagëzohet si Mrekulli, mbijeton bebja që lindi pa gjak

Një bebe gjashtëmuajshe është pagëzuar si Mrekullia nga mjekët, pasi ajo ka lindur pa gjak. Olivia Norton lindi e prekur nga një rast i rrallë i anemisë. Britanikja e vogël e kishte kaq të ulët sasinë e hemoglobinës, elementi që mban oksigjenin në rruazat e kuqe të gjakut, sa nuk mund të klasifikohej zyrtarisht si gjak. Vogëlushes fantazmë iu parashikua më pak se dy orë jetë, por ajo mbijetoi pasi kreu disa transfuzione emergjence gjaku. Nëna e saj, Luiza Berman, 31 vjeçe, tha se ishte shokuar kur kishte parë se ajo që lindi ishte një bebe e bardhë si fantazmë. Rasti i Olivias së vogël ishte kaq i rrallë, sa tashmë do të përmendet në librat mjekësore me emrin e saj. Vetë anemia është ekstremisht e pazakontë te të porsalindurit, por mund të shfaqet nga hemorragjia e placentës apo kombinimi i keq i grupeve të gjakut mes prindërve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›